Raporti i “Transparency International”, Bajrami – deputetit të VV-së: Jam kujdestare që të demantoj me fakte

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në lidhje me raportin e “Transparency International”. Rrustemi ka thënë se Kosova ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit. “Grafikonin të cilin Hykmete Bajrami nuk dëshiron që ju ta shihni. Sipas organizatës Transparency International, Kosova ka pasur […]

Raporti i “Transparency International”, Bajrami – deputetit të VV-së: Jam kujdestare që të demantoj me fakte
raporti-i-“transparency-international”,-bajrami-–-deputetit-te-vv-se:-jam-kujdestare-qe-te-demantoj-me-fakte

raporti-i-“transparency-international”,-bajrami-–-deputetit-te-vv-se:-jam-kujdestare-qe-te-demantoj-me-fakte

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në lidhje me raportin e “Transparency International”.

Rrustemi ka thënë se Kosova ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit.

“Grafikonin të cilin Hykmete Bajrami nuk dëshiron që ju ta shihni. Sipas organizatës Transparency International, Kosova ka pasur më së shumti pikë në luftën kundër korrupsionit në dy vitet e fundit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndaj tij ka reaguar Bajrami, duke thënë se është kujdestare që të demantojë me fakte.

”Në vitin 2014 kur Qeveria e LDK-së/Qeveria Mustafa erdhi në pushtet Kosova shënonte 33 pikë në Raportin e Trasparency International, në vitin e 2017 nën qeverisjen tonë vendi ynë shënoj 39 pikë, dmth.  për 3 vite 6 pikë progres, kurse ju e morët pushtetin me 39 pikë dhe tani jeni në 41 pikë – për 3 vite vetëm 2 pikë progres. Natyrisht, nuk mund t’i shohë gënjeshtrat që ju postoni. Asnjë punë nuk e keni bërë që tri vite andaj edhe po detyroheni që të shpifni 24h, Zoti pastë mëshirë për ju”.

“Pyetja që po e bëjnë qytetarët gjithandej është se kur po ia nisni me punu diçka, kur po e ndërtoni një urë tjetër se një e keni përfundu, kur po ndërtoni edhe një çerdhe se nja dy a tri i keni përfundu për 3 vjet, kur po e zvogëloni çmimin e energjisë elektrike, kur po i ndërtoni banesat e premtuara për të rinjtë! Mezi po e pres ditën kur të nisni një të paktën një punë të hairit”, ka shkruar Bajrami në Facebook, të martën.