Renditja e re e FIFA-s: Përparon Kosova, bie Shqipëria

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë (FIFA) ka publikuar renditjen e re të kombëtareve. Kosova dhe Shqipëria kanë pësuar ndryshime në listë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka përparuara për katër vende në renditjen e re të FIFA-s që është publikuar të enjten. Kosova nga pozita e 105-të është ngjitur për në pozitën […]

Renditja e re e FIFA-s: Përparon Kosova, bie Shqipëria

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë (FIFA) ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Kosova dhe Shqipëria kanë pësuar ndryshime në listë.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka përparuara për katër vende në renditjen e re të FIFA-s që është publikuar të enjten.

Kosova nga pozita e 105-të është ngjitur për në pozitën e 101-të me 1202.77 pikë.

Shqipëria ndërkohë ka pësuar rënie. Ka rënë nga pozita e 59-të në atë të 62-të.

Në renditjen e parë ka ndryshim vetëm pozita e tretë të cilën tani e ka marrë Anglia që pozicionohet pas Argjentinës e Francës.

Belgjika, Brazili, Holanda e Portugalia zënë pozitat vijuese në top 10-she.