Rexhepi për Asociacionin: Është e mundur që të krijohet një tjetër Republika Srpska në Kosovë

“Formimi i komunave etnike, kombëtare mund të ndajë vetëm popullin dhe qytetarët ”, është mendimi i Emilija Rexhepi , zëvendës kryeministrja e Kosovës ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës , lidhur me obligimin ndërkombëtar të Kosovës për të formuar sa më parë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përcjell FrontOnline. Kosova dhe […]

Rexhepi për Asociacionin: Është e mundur që të krijohet një tjetër Republika Srpska në Kosovë
rexhepi-per-asociacionin:-eshte-e-mundur-qe-te-krijohet-nje-tjeter-republika-srpska-ne-kosove

rexhepi-per-asociacionin:-eshte-e-mundur-qe-te-krijohet-nje-tjeter-republika-srpska-ne-kosove

“Formimi i komunave etnike, kombëtare mund të ndajë vetëm popullin dhe qytetarët ”, është mendimi i Emilija Rexhepi , zëvendës kryeministrja e Kosovës ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës , lidhur me obligimin ndërkombëtar të Kosovës për të formuar sa më parë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përcjell FrontOnline.

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për një Asociacion në vitin 2013, por marrëveshja ende nuk është zbatuar, edhe pas një dekade.

Bashkimi Evropian, ndërmjetësi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe SHBA-të që po e ndihmojnë procesin, nuk e kanë fshehur padurimin e tyre në muajt e fundit lidhur me nevojën për t’i dhënë fund dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të zhvilluar me ndërmjetësimin i BE-së. Kjo, siç u theksua gjithmonë, nënkupton zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura nga të dyja palët gjatë dialogut – ndër të tjera edhe atë për formimin e Asociacionit.

“Për mua personalisht, me formimin e komunave të tilla – të cilave u jepet pushtet i konsiderueshëm ekzekutiv dhe kompetenca që ekzistojnë, me aneksin e Ohrit dhe draftin e Asociacionit – është e mundur të krijohet një Republikë Srpska tjetër brenda vendit tonë. Qëndrimi i qeverisë sonë është që drafti i Statutit të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. Ne jemi në pritje të një opinioni dhe pas kësaj, ndoshta si qeveri duhet të përgatisim draftin tonë, të cilin do ta negociojmë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Nuk mendoj se është kundër serbëve, serbët nuk duhet ta kuptojnë kështu. Një tjetër gjë që më shqetëson është se duke krijuar komuna etnike, të cilat drejtpërdrejt i japin privilegj një populli, mund të jetë hapja e kutisë së Pandorës. Unë, për shembull, mund të kërkoj një komunë boshnjake – domethënë një komunë me shumicë boshnjake. E kush mund ta ndalojë më pas… Disa njerëz të tjerë mund të kërkojnë themelimin e ndonjë komune tjetër, turke, rome, gorane. Për mua komunat janë civile. Ata nuk janë vetëm për një bashkësi etnike. Është shërbim për të gjithë qytetarët që jetojnë në një komunë, pa asnjë lloj diskriminimi dhe privilegji ”, tha zëvendës kryeministrja e Kosovës për çështjet e minoriteteve dhe të drejtave të njeriut në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila ndodhet në kryeqytetin amerikan./FrontOnline/