Rjetër rekord thyen Messi

Messi e thyen një tjetër record. Lionel Messi e ka rigjetur lumturinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Argjentinasi po vazhdon të dhurojë spektakël në çdo ndeshje, shkruan Gazeta Express. Në çerekfinalen e Kupës së Ligës, Inter Miami triumfoi 4:0 ndaj Charlotte, duke e siguruar kështu fazën gjysmëfinale. E Leo Messi kontribuoi me një gol […]

Rjetër rekord thyen Messi

Messi e thyen një tjetër record.

Lionel Messi e ka rigjetur lumturinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Argjentinasi po vazhdon të dhurojë spektakël në çdo ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Në çerekfinalen e Kupës së Ligës, Inter Miami triumfoi 4:0 ndaj Charlotte, duke e siguruar kështu fazën gjysmëfinale.

E Leo Messi kontribuoi me një gol dhe shumë pasime kyçe.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi golin e katërt, duke shënuar kështu në pesë ndeshjet që ka luajtur me Inter Miamin.

“Pleshti” ka vendosur rekordin e radhës në karrierën e tij brilante, duke u kthyer në futbollistin e parë që shënon 8 gola në 5 takimet e para me një ekip të ri.