RMV, dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, në mesnatë nis heshtja zgjedhore

Kandidatët për kreun e shtetit kanë sot ditën e fundit për të promovuar fushatën e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, para heshtjes që nis sonte në mesnatë. Heshtja parazgjedhore do të zgjasë deri më 24 prill deri në orën 19:00, pra deri në mbylljen e qendrave të votimit, traneton Portalb.mk. Për zgjedhjet […]

RMV, dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, në mesnatë nis heshtja zgjedhore
Zgjedhjet e vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut. . Foto ilustrim e krijuar nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva (përmban elemente nga Canva)

Kandidatët për kreun e shtetit kanë sot ditën e fundit për të promovuar fushatën e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, para heshtjes që nis sonte në mesnatë. Heshtja parazgjedhore do të zgjasë deri më 24 prill deri në orën 19:00, pra deri në mbylljen e qendrave të votimit, traneton Portalb.mk.

Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës. Në certifikatat nga Lista Zgjedhore për votim në vend janë regjistruar 1.713.758 zgjedhës, ndërsa jashtë vendit në përfaqësitë diplomatike-konsullore apo diplomatike do të votojnë 2.569 zgjedhës.

Në certifikatën e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat që vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim gjatë zgjedhjeve janë regjistruar 2 147 zgjedhës.

Në Listën Zgjedhore për personat që gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare janë regjistruar edhe 534 zgjedhës, të cilët kanë dorëzuar kërkesë për votim. Dy persona janë renditur si persona të zhvendosur brenda vendit.

Votuesit në zgjedhjet e shtatë presidenciale do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president – pesë burra dhe dy gra. Kandidatët janë presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Biljana Vakovska, e mbështetur nga E Majta, Maksim Dimitrievski – Lëvizja ZNAM, Stevço Jakimovska – GROM, Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”, Bujar Osmani i përkrahur nga Fronti Evropian.

Të shtatë kandidatët do të vazhdojnë aktivitetin e tyre parazgjedhor sot.

Kandidati për president nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, sot do t’i përfundojë aktivitetet parazgjedhore me tubim në Manastir, ndërsa me qytetarë do të ketë edhe në Demir Hisar dhe Resnjë.

Kandidatja për presidente e shtetit e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, do ta prezantojë programin e saj para qytetarëve në Lozovë, Karbinc, Probishtip dhe Shtip.

Lëvizja ZNAM do të mbajë një konferencë për media në selinë e partisë në Shkup, të cilës do ta mbajë Zlate Mehmedoviq.

Ndonëse sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, prezantimi i programeve të partive për zgjedhjet parlamentare të 8 majit do të vazhdojë edhe në këto ditë heshtjeje parazgjedhore.

Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është se në vend të të dielës do të mbahen të mërkurën, ditë e shpallur nga Qeveria si ditë jopune.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, i cili pritet të zhvillohet, do të përkojë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit dhe kur votuesit të shkojnë në qendrat e votimit para se të marrin fletëvotimin, do të duhet të deklarojnë nëse do të votojnë për të dyja zgjedhjet ose jo. Nëse nuk duan të votojnë në asnjë prej zgjedhjeve, nuk do të mund të ndryshojnë mendje gjatë ditës dhe të kthehen sërish në qendrën e votimit dhe të votojnë.

Nesër do të votojnë diaspora, të burgosurit, të moshuarit dhe të sëmurët dhe të pafuqishmit. Votimi për president ka nisur me anëtarët e këshillave zgjedhorë që kanë udhëtuar për të zhvilluar votimin në diasporë. Në Listën zgjedhore janë shënuar 191 votues, të cilët duhet të votojnë në diasporë.