RMV, nxënësit e klasave të pesta do të përfshihen në testimin shtetëror

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar që gjatë vitit shkollor 2023/24 do të realizohet testimit shtetëror te nxënësit e klasave te pesta, transmeton Portalb.mk. “Testimi, i cili ka për qëllim përfundimtar monitorimin e përparimit të nxënësve tanë në arsimin fillor dhe përmirësimin e rezultateve e të mësuarit të nxënësve në nivel kombëtar dhe në testime ndërkombëtare, […]

RMV, nxënësit e klasave të pesta do të përfshihen në testimin shtetëror
Shkollë, klasë, arsim, mësim, nxënës, provim

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar që gjatë vitit shkollor 2023/24 do të realizohet testimit shtetëror te nxënësit e klasave te pesta, transmeton Portalb.mk.

“Testimi, i cili ka për qëllim përfundimtar monitorimin e përparimit të nxënësve tanë në arsimin fillor dhe përmirësimin e rezultateve e të mësuarit të nxënësve në nivel kombëtar dhe në testime ndërkombëtare, për herë të parë u realizua në vitin 2022, kur u kontrolluan njohuritë e nxënësve të klasave të treta për gjuhën amtare dhe matematikën, ndërsa këtë vit do të përfshihen nxënësit e klasës së pesta”, raporton Ministria.

Ministria vlerësoi që testimi shtetëror i nxënësve është një mjet i ri i cili do të ndihmojë në krijimin e politikave cilësore arsimore, pasi përmes saj sigurohen të dhëna të dobishme për institucionet.

“Testimi është realizuar  në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet ligjore. Baza e procesit është i menduar mirë dhe modeli duhet të vazhdojë të zhvillohet. Për Qendrën Shtetërore të Provimeve, e cila si institucion bartës për zbatim, do të ofrohet mbështetje e plotë teknike për avancimin dhe zbatimin e testimit, njëkohësisht janë paraparë edhe trajnime të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve institucionale”, raportoi vlerësoi Ministria.