“SafeJournalists” për rastin e Klan Kosovës: Vendimi rrezikon pluralizmin dhe lirinë e medieve

Pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për vendimin e djeshëm të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, ka reaguar edhe Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medies dhe Sigurisë së Gazetarëve – pjesë e së cilës është edhe AGK. Sipas SafeJournalists, ky vendim i Qeverisë […]

“SafeJournalists” për rastin e Klan Kosovës: Vendimi rrezikon pluralizmin dhe lirinë e medieve
“safejournalists”-per-rastin-e-klan-kosoves:-vendimi-rrezikon-pluralizmin-dhe-lirine-e-medieve

“safejournalists”-per-rastin-e-klan-kosoves:-vendimi-rrezikon-pluralizmin-dhe-lirine-e-medieve

Pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për vendimin e djeshëm të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, ka reaguar edhe Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medies dhe Sigurisë së Gazetarëve – pjesë e së cilës është edhe AGK.

Sipas SafeJournalists, ky vendim i Qeverisë së Kosovës rrezikon pluralizmin dhe lirinë e medieve, duke dhënë gjithashtu një mesazh të fortë për mediet e tjera.

“Rrjeti SafeJournalists dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) janë të alarmuar nga ky vendim. AGK mendon se ky vendim ka qenë i motivuar politikisht që në fillim nga partia në pushtet dhe qeveria e kryeministrit Kurti në përpjekjet e tyre për të rrëzuar kanalin më të madh televiziv privat të Kosovës. Ata konsiderojnë gjithashtu se ky vendim thekson sulmin e hapur dhe të paprecedentë të qeverisë ndaj medieve dhe shërben si sinjal se në shënjestër do të jenë edhe media të tjera”, thuhet tutje në këtë reagim.

Tutje, ky rrjet e citon kryetarin e AGK-së, Xhemajl Rexhën, i cili e quan këtë vendim të Qeverisë Kurti si një përpjekje brutale për të minuar lirinë e medieve në Kosovë dhe si një luftë të hapur dhe të paprecedentë të kësaj qeverie kundër medieve në vend.

“Jemi krejtësisht të tronditur kur shohim Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti të shkojnë deri këtu, duke marrë një vendim për mbylljen efektive të Klan Kosovës. Ne e shohim atë si një përpjekje brutale për të minuar lirinë e medieve në Kosovë dhe si një luftë të hapur dhe të paprecedentë të kësaj qeverie kundër medieve në vend. Kemi frikë se vendimi për televizionin më të madh në Kosovë, është vetëm një paralajmërim për atë që mund të vijë për imediat tjera në të ardhmen, të cilat nuk i pëlqejnë partisë në pushtet. Me kalimin e rastit në gjykatë, besojmë se do të merret një vendim i drejtë që Klan Kosova të vazhdojë pa pengesë punën e saj” – ka thënë Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson mbi 8,200 profesionistë të medies në Ballkanin Perëndimor, ndan shqetësimin e AGK-së dhe u bën thirrje organizatave gazetareske ndërkombëtare që të dënojnë këtë veprim të autoriteteve të Kosovës.

Rrjeti gjithashtu i bën thirrje gjykatës që të rrëzojë këtë vendim të pabazë të qeverisë dhe në këtë mënyrë të tregojë se mbron demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve.

“Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”, thuhet tutje në reagimin e SafeJournalists.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.