Samiti i NATO-s në Lituani, Begaj: Moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik

Presidenti i Republikës Bajram Begaj e ka cilësuar  si një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik, samitin e NATO-s  që po mbahet sot në Vilnius të Lituanisë. Përmes një postimi në Twitter, kreu i shtetit thotë se vendimet që do të merren në këtë samit, do të jenë të dobishme në forcimin e unitetit […] The post Samiti i NATO-s në Lituani, Begaj: Moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik appeared first on Newsbomb Albania.

Samiti i NATO-s në Lituani, Begaj: Moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik

Presidenti i Republikës Bajram Begaj e ka cilësuar  si një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik, samitin e NATO-s  që po mbahet sot në Vilnius të Lituanisë.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i shtetit thotë se vendimet që do të merren në këtë samit, do të jenë të dobishme në forcimin e unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar për Ukrainën.

“Samiti i NATO-s në Vilnius është një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik. Vendimet e marra gjatë këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar për Ukrainën.

Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes”, shkruan Begaj.

The post Samiti i NATO-s në Lituani, Begaj: Moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik appeared first on Newsbomb Albania.