Nuk ka takim me Kurtin, Edi Rama largohet nga Kosova

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një përshëndetje për të gjithë Kosovën. Kreu i qeverisë shqiptare përfundoi takimet e planifikuara në Kosovë, ku ditën e djeshme zhvilloi një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, mirëpo mungoi ai me homologun e tij Albin Kurti. Në ditën e dytë të […] The post Nuk ka takim me Kurtin, Edi Rama largohet nga Kosova appeared first on Newsbomb Albania.

Nuk ka takim me Kurtin, Edi Rama largohet nga Kosova

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një përshëndetje për të gjithë Kosovën.

Kreu i qeverisë shqiptare përfundoi takimet e planifikuara në Kosovë, ku ditën e djeshme zhvilloi një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, mirëpo mungoi ai me homologun e tij Albin Kurti.

Në ditën e dytë të takimeve në rajon, në kuadër të turit ballkanik, kryeministri tha se ndalesa e radhës është në Sarajevë.

 “MIRËMËNGJES

dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, shkruan Rama.

LEXO EDHE: Dita e dytë e turit ballkanik, Rama e përmbyll me darkën me Vuçiçin (AGJENDA)

 

 

The post Nuk ka takim me Kurtin, Edi Rama largohet nga Kosova appeared first on Newsbomb Albania.