Scholz – Kurtit: Duhen hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit në kuadër të anëtarësimit në KiE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një bisedë telefonike të hënën me Kurtin, në njoftimin e Kancelarisë gjermane thuhet se Scholz ka theksuar mbështetjen e Qeverisë Federale […]

Scholz – Kurtit: Duhen hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit në kuadër të anëtarësimit në KiE
scholz-–-kurtit:-duhen-hapa-konkrete-drejt-themelimit-te-asociacionit-ne-kuader-te-anetaresimit-ne-kie

scholz-–-kurtit:-duhen-hapa-konkrete-drejt-themelimit-te-asociacionit-ne-kuader-te-anetaresimit-ne-kie

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një bisedë telefonike të hënën me Kurtin, në njoftimin e Kancelarisë gjermane thuhet se Scholz ka theksuar mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës’, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, lidhur me këtë bisedë telefonike është deklaruar edhe kryeministri Kurti.

Por, ky i fundit nuk përmendi fare kërkesën e Scholzit për çështjen e Asociacionit.

Po ashtu, Kurti ia ka rikonfirmuar kancelarit gjerman angazhimin e Kosovës për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në X./telegrafi/