Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prishtinës

Policia e rajonit të Prishtinës,  në kuadër të punës  së saj parandaluese ka  ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre. Në këtë vazhdë, vetëm dje dhe sot,  në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka […]

Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prishtinës
sekuestrohen-kater-arme-ne-rajonin-e-prishtines

sekuestrohen-kater-arme-ne-rajonin-e-prishtines

Policia e rajonit të Prishtinës,  në kuadër të punës  së saj parandaluese ka  ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në këtë vazhdë, vetëm dje dhe sot,  në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

  • Dy revole të tipit ZORAKI të kalibrit 9 mm,
  • Një revole të tipit ZEV të kalibrit 9 mm,
  • Një armë të shkurtë,
  • Dyzetetre (43) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,
  • Tri thika të ndryshme,
  • Një shufër metalike, si dhe
  • Një sasi të substancës së dyshuar si kanabis.

Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”,  ndërkaq për rastin e fundit  në drejtim të veprës penale “Posedim i  paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej./Front Online