Shtyrja e regjistrimit të popullsisë/ Shala: Qeveria shifrat e dështuara do t’i mbulojë me liberalizim të vizave

Më 22 nëntor Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë regjistrimin e popullsisë deri në prill të vitit të ardhshëm. Ani, pse i njëjti ishte paraparë që të fillojë më 1 nëntor të këtij viti. Për deputetin e PDK-së, Ferat Shala shtyrja e këtij procesi përveç që është lajm i keq, ndikon edhe […]

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë/ Shala: Qeveria shifrat e dështuara do t’i mbulojë me liberalizim të vizave
shtyrja-e-regjistrimit-te-popullsise/-shala:-qeveria-shifrat-e-deshtuara-do-t’i-mbuloje-me-liberalizim-te-vizave

shtyrja-e-regjistrimit-te-popullsise/-shala:-qeveria-shifrat-e-deshtuara-do-t’i-mbuloje-me-liberalizim-te-vizave


Më 22 nëntor Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë regjistrimin e popullsisë deri në prill të vitit të ardhshëm.

Ani, pse i njëjti ishte paraparë që të fillojë më 1 nëntor të këtij viti.

Për deputetin e PDK-së, Ferat Shala shtyrja e këtij procesi përveç që është lajm i keq, ndikon edhe në çështjen e planifikimit dhe operimit ekonomik, social dhe njerëzor.

Sipas tij kryeministri Albin Kurti këtë po e bën për interesa politike.

“Në këtë relacion ikja e regjistrimit të popullatës ka konotacion edhe ekonomik edhe social, por edhe politik. E, këtë të fundit kryeministri po mundohet ta përdor dhe ta shtyjë aq më shumë për interesa të ngushta politike të vendit”, është shprehur ai.

Por, thotë se shifrat që do të dalin nga regjistrimi i popullsisë do të mbulohen nga Qeveria me liberalizim të vizave.

“Definitivisht shifrat e largimit të rinjve janë alarmante dhe viti i ardhshëm do të jetë vit i liberalizimit dhe këtu pastaj Qeveria do të orvatet që shifrat e dështuara t’i operacionalizojë apo t’i mbulojë me çështjen e liberalizimit apo të lëvizjes së lirë dhe duke e minimizuar ikjen e madhe që ka ndodhë në tri vitet e fundit që statistikat gjermane thonë se vetëm në tri vitet e fundit vetëm në Gjermani kanë hyrë rreth 95 mijë shtetas nga Republika e Kosovës, pra këto shifra do të mund të mbuloheshin pas fillimit të liberalizimit dhe në këtë relacion Qeveria po orvatet që këtë afat të regjistrimit të popullatës ta bartë vitin e ardhshëm”, ka shtuar Shala.