Në seancë private fillon dëshminë dëshmitari i 44-të, ZPS thotë se ai do të dëshmojë për vizitat e tij në shtabe të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 44-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin 04325 në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Seimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurori Matt Halling për këtë dëshmitar, ai […]

Në seancë private fillon dëshminë dëshmitari i 44-të, ZPS thotë se ai do të dëshmojë për vizitat e tij në shtabe të UÇK-së
ne-seance-private-fillon-deshmine-deshmitari-i-44-te,-zps-thote-se-ai-do-te-deshmoje-per-vizitat-e-tij-ne-shtabe-te-uck-se

ne-seance-private-fillon-deshmine-deshmitari-i-44-te,-zps-thote-se-ai-do-te-deshmoje-per-vizitat-e-tij-ne-shtabe-te-uck-se

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 44-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin 04325 në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Seimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurori Matt Halling për këtë dëshmitar, ai do të dëshmojë se çka ka parë dhe mësuar kur i ka vizituar disa shtabe të UÇK-së.

“Dëshmitari 04325 ka vizituar shtabe të ndryshme të UÇK-së, përfshirë atë të Likovcit, Malishevës,… dhe Llapushnikut. Ai jep në dëshminë e tij atë se çka ka mësuar dhe ka parë në këto vende përfshirë këtu edhe komandantët e UÇK-së të cilat kanë vepruar”, tha Halling.

Përpara kësaj, si prova materiale u pranuan deklaratat e dëshmitarit të dhëna për ZPS-në së bashku me materialet përcjellëse.

Ky dëshmitar, është me masa mbrojtëse dhe dëshmia e tij filloi në sesion privat.

“A mund të flasim për çështjen që u trajtua tek parashtrimi i fundit lidhur me kërkesën që iu është bërë gjykatësit të procedurës paraprake për masa mbrojtëse se qartazi kjo ka ndikim tek masa mbrojtëse. Me fjalë të tjera, ju morët një vendim bazuar në këto masa mbrojtëse që janë marrë duke u mbështetur në argumente të pavërteta. A mund ta trajtojmë këtë në seancë private?”, tha Emmerson.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III pyeti se a do të ndikojë kjo në proces, por Emmerson tha jo por që nuk pranon që ky dëshmitar të dëgjohet në seancë private pasi që masat mbrojtëse ndaj tij janë caktuar sipas tij duke u mbështetur në fakte të pasakta nga prokuroria.

“Por unë nuk pajtohem që këtë dëshmitar ta dëgjojmë në seancë private sepse ne po e dëgjojmë ne seancë private dhe ky dëshmitar ka masa mbrojtëse të cilat ia ka dhënë dëshmitari i procedurës paraprake, mbështetur në fakte të pasakta nga Prokuroria dhe kjo është çështja që duhet marrë parasysh”, tha Emmerson.

Pas kësaj, seanca kaloi në pushim për të filluar më pas për pjesën e dytë të mbetur. /BetimipërDrejtësi