“S’ka nevojë për heronj në Ballkan”, Rama: S’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin! Në Tiranë është si në shtëpinë e vet

Kryeministri Edi  Rama ndodhet në Mal të Zi, në ditën e dytë të turit ballkanik, pas përfundimit të vizitës në Kosovë. Ai u prit nga  homologu Dritan Abazoviç, me të cilin po mban një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij Rama u shpreh se falë Procesit të Berlinit dhe falë nismave të […] The post “S’ka nevojë për heronj në Ballkan”, Rama: S’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin! Në Tiranë është si në shtëpinë e vet appeared first on Newsbomb Albania.

“S’ka nevojë për heronj në Ballkan”, Rama: S’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin! Në Tiranë është si në shtëpinë e vet

Kryeministri Edi  Rama ndodhet në Mal të Zi, në ditën e dytë të turit ballkanik, pas përfundimit të vizitës në Kosovë. Ai u prit nga  homologu Dritan Abazoviç, me të cilin po mban një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se falë Procesit të Berlinit dhe falë nismave të tjera që janë ndërmarrë, rajoni ndodhet në një fazë tjetër të historisë.

“Diskutuam edhe për temat që janë edhe arsyeja e kësaj vizitës sime dy ditore në të gjithë kryeqytetet e rajonit. Nga njëra anë, Procesi i Berlinit, nga ana tjetër, Samiti i ardhshëm i NATO-s, ku Shqipëria dhe Mali i Zi, janë së bashku anëtarë të NATO-s. Ka qenë një ditë e shënuar për ne, shqiptarët në Shqipëri dhe për shtetin shqiptar, kur Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s.

Për ne është shumë e rëndësishme që në këtë samit të NATO-s, të kemi një qëndrim të përbashkët lidhur me rajonin dhe shqetësimet në rajon, duke qenë të vetëdijshëm se falë Procesit të Berlinit dhe falë nismave të tjera që kemi ndërmarrë, jemi në një fazë tjetër të historisë sonë dhe brezat nuk do të na e falin kurrë që ne të lejonim pa bërë të gjitha përpjekjet tona që rajoni të thehej mbrapsht, aty ku ka lënguar për shekuj të tërë, deri para shumë pak vitesh.

E informova kryeministrin dhe ekipin e tij për procesin që po përpiqemi të bashkojmë, për një plan të ri financimi dhe ekonomike të rajonit dhe Procesit të Berlinit”,  u shpreh Rama.

I pyetur nëse do të ndryshojnë marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, pasi kryeministri Albin Kurti nuk e priti në takim, kryeministri u përgjigj me batuta, duke thënë: “Nuk shkova në Prishtinë pët t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem si një dhëndër i fyer që nusja nuk i doli në takim.”

“Nuk shkova në Prishtinë pët t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem si një dhëndër i fyer që nusja nuk i doli në takim. Unë shkoagv sic erdhs këtu, Nuk kam ansjë peroblem personal, por kam qendrimë të kindërta për një situatë. Unë e trajtoj si një situatë që duhet biseduar.

Albini e përjeton si një situatë që duhet ta trajtojë pa u ulur e biseduar. Në takimin e Tiranës për Procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe duam të jemi të 6-të aty. Në Tiranë Albini është si në shtëpinë e vet. Madje mund të futet vetë në zgjedhje për t’u bërë zoti i shtëpisë.”, tha kryeministri.

The post “S’ka nevojë për heronj në Ballkan”, Rama: S’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin! Në Tiranë është si në shtëpinë e vet appeared first on Newsbomb Albania.