Rama pret nesër në Tiranë liderët e Rajonit, Kurti refuzon të marrë pjesë

Nesër, kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë liderët  rajonit dhe komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë,  Oliver Varhelyi. Ditën e djeshme “Newsbomb.al” raportoi se ftesën e kryeministrit Rama e kishin pranuar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe […] The post Rama pret nesër në Tiranë liderët e Rajonit, Kurti refuzon të marrë pjesë appeared first on Newsbomb Albania.

Rama pret nesër në Tiranë liderët e Rajonit, Kurti refuzon të marrë pjesë

Nesër, kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë liderët  rajonit dhe komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë,  Oliver Varhelyi. Ditën e djeshme “Newsbomb.al” raportoi se ftesën e kryeministrit Rama e kishin pranuar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç.

Ndërsa, prezenca e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ishte me pikëpytje. Sakaq, ditën e sotme mësohet se Albin Kurti ka refuzuar ftesën pasi ndodhet në Greqi për edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar.

Kujtojmë se ky takim u paralajmërua më herët edhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë turit të tij Ballkanik, në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, Rama lajmëroi se në Tiranë do të mbahet takimi me diplomatë europianë dhe krerët e vendeve të Ballkanit.

The post Rama pret nesër në Tiranë liderët e Rajonit, Kurti refuzon të marrë pjesë appeared first on Newsbomb Albania.