Visar Zhiti tregon historinë e Gjergj Hanit: Si e dënoi Spartak Braho me 10 vite burg në moshën 6 vjeçare, sot konkurron Bashën për kryetar të PD

Shkrimtari Visar Zhiti ka bërë një koment të gjatë për Gjergj Hanin, kandidatin që kërkon të marrë drejtimin e Partisë Demokratike zyrtare. Përballë ka Lulzim Bashën, thotë Zhiti, një emër që e ka të shtruar rrugën për të rimarrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare. Ai tregon historinë e panjohur të Gjergj Hanit, kur […] The post Visar Zhiti tregon historinë e Gjergj Hanit: Si e dënoi Spartak Braho me 10 vite burg në moshën 6 vjeçare, sot konkurron Bashën për kryetar të PD appeared first on Newsbomb Albania.

Visar Zhiti tregon historinë e Gjergj Hanit: Si e dënoi Spartak Braho me 10 vite burg në moshën 6 vjeçare, sot konkurron Bashën për kryetar të PD

Shkrimtari Visar Zhiti ka bërë një koment të gjatë për Gjergj Hanin, kandidatin që kërkon të marrë drejtimin e Partisë Demokratike zyrtare. Përballë ka Lulzim Bashën, thotë Zhiti, një emër që e ka të shtruar rrugën për të rimarrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare.

Ai tregon historinë e panjohur të Gjergj Hanit, kur u dënua me 10 vite burg në moshën 6 vjeçare vetëm se donte të largohej nga Shqipëria.

Gjyqtari ishte politikani i mëvonshëm socialist Spartak Braho, ndërsa karakteristikën që u kërkua për atë si nxënës në gjyq, e kishte përgatitur mësuesja e tij, Anita Braho, bashkëshortja e gjyqtarit.

“Një qytetar yni, bashkëvuajtës yni. 6 vjeç na e sollën në burgun e tmerrshëm të Qafë Barit se donte të arratisej, donte lirinë e tij, me besimin se do ta gjente në Perëndim. E kapën mu në kufi në Pogradec dhe e dënuan me 10 vjet burg nga gjykata ushtarake, gjyqtar ishte deputeti i mëvonshëm i PS, Spartak Braho, ndërsa karakteristikën që u kërkua për atë si nxënës në gjyq, e kishte përgatitur mësuesja e tij, Anita Braho, bashkëshortja e gjyqtarit.

Ajo kishte shkruante shkëlqyer për nxënësin e saj, Gjergj Hani. E çuditeshe dhe e bukur! Që atëherë e dha të çarën e parë, mësuesja është me të, ligji kundër…

Gjergji lirohet nga burgu me një amnisti, por në qytetin e lindjes, në Durrës, nuk i japin as shkollë e as punë, por pritën të bëhej 18 vjeç që ta dënonin përfundimisht, sërish në burgun e Qafë Barit, etj. Shembet Muri i Berlinit, bie perandoria komuniste dhe diktatura në Shqipëri ndryshoi, Gjergj Hani del dhe ikën në Itali, punon në një gazetë me vokacion të djathtë në Napoli, etj., e mbas 20 vjetësh kthehet në Atdhe. Tani që të sjellë idetë Perëndimore, kulturën konservatore, qëndresën dhe besimin, qoftë dhe aq sa mund të zgjojë dhe një i vetëm”, shkruan Visar Zhiti, në komentin e tij në Gazetën Panorama.

Gjergj Hani konurron në këtë garë Lulzim Bashën, ish-kryetarin e kësaj force politike që është dorëhequr më shumë se një vit e gjysmë më parë dhe tashmë kërkon të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike. Si për të thelluar më tepër këtë kontrast mes dy kandidatëve, Visar Zhiti thotë se Gjergj Hani shkon në takime pa grup shoqërues, vetëm me gruan e tij.

“Kanë filluar takimet në bazë, siç quhet me gjuhë partiake, të dy kandidatëve, Gjergj Hani dhe rivalit ë tij, Lulzim Basha. Pra, ata po shkojnë nëpër rrethe të flasin me demokratët që do të votojnë për kryetarin e ri në PD zyrtare, po sa reale është, do ta tregojë e nesërmja.

Gjergj Hani shkon në takime pa grup, pa shoqërues, vetëm me bashkëshorten, pa asnjë lloj mbështetje partiake, elektorale, me makinën e tij që mbush rrugën me benzinë nga xhepi i tij, me idetë e tij, me moralin e tij, me vuajtjen e tij, është njëri nga ne që kërkon të bëjë atë që do të donin shumica a të gjithë dhe takimet, sipas tij, janë sipas një formati të paracaktuar nga Partia, jo fort të volitshme për të, që nuk ka qenë pjesë e forumeve, grupimeve apo klaneve të interesave të tyre”, vijon ai.

** Për të lexuar shkrimin e plotë vizitoni profilin e Visar Zhitit ose Gazetën Panorama Online

The post Visar Zhiti tregon historinë e Gjergj Hanit: Si e dënoi Spartak Braho me 10 vite burg në moshën 6 vjeçare, sot konkurron Bashën për kryetar të PD appeared first on Newsbomb Albania.