Suspendimi i përmbaruesit privat, reagon Hoti: Precedent i rrezikshëm i Ministrisë së së Drejtësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar “precedent të rrezikshëm” ndërhyrjen e Ministrisë së Drejtësisë në rastin Dardafon-Telekomi. Hoti, në një shkrim në Facebook të mërkurën, tha se suspendimi i përmbaruesit privat që po trajtonte lëndën është shqetësues. “Ndërhyrjet e Qeverisë në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë, po e […]

Suspendimi i përmbaruesit privat, reagon Hoti: Precedent i rrezikshëm i Ministrisë së së Drejtësisë
suspendimi-i-permbaruesit-privat,-reagon-hoti:-precedent-i-rrezikshem-i-ministrise-se-se-drejtesise

suspendimi-i-permbaruesit-privat,-reagon-hoti:-precedent-i-rrezikshem-i-ministrise-se-se-drejtesise

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar “precedent të rrezikshëm” ndërhyrjen e Ministrisë së Drejtësisë në rastin Dardafon-Telekomi.

Hoti, në një shkrim në Facebook të mërkurën, tha se suspendimi i përmbaruesit privat që po trajtonte lëndën është shqetësues.

“Ndërhyrjet e Qeverisë në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë, po e përkeqësojnë ambientin për biznes dhe po dërgojnë sinjale shumë negative për investitorët vendorë dhe të jashtëm”, tha Hoti.

“Dy oda ekonomike në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre për ndërhyrjet e fundit të Ministrisë së Drejtësisë në institucionin e përmbaruesit, duke e suspenduar një përmbarues. Ky veprim paraqet një precedent të rrezikshëm”.

Hoti tha se këto ndërhyrje e hedhin poshtë gjithë atë mbështetje dhe ndikojnë negativisht në kushtet e të bërit biznes në Kosovë.

“Ambienti për biznes përmirësohet duke ofruar siguri dhe qartësi ligjore. Për biznesin është jetike që të ketë parashikueshmëri në veprime ekzekutive të Qeverisë dhe në politika ekonomike e nisma ligjore”, u shpreh Hoti.