Szunyog: I pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë

“Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë”. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáss Szunyog ka ngushëlluar familjen nga Peja e cila humbi dy anëtarë të saj në vërshimet e mbrëmshme. Ai përmes një postimi në Twitter iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve. “ I […]

Szunyog: I pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë

“Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë”.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáss Szunyog ka ngushëlluar familjen nga Peja e cila humbi dy anëtarë të saj në vërshimet e mbrëmshme.

Ai përmes një postimi në Twitter iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“ I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe rindërtim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reaguesit e parë, policinë dhe FSK-në”, tha ai.