Trajneri i Manchester United gjen fajtorin për humbjen ndaj Arsenalit

Erik ten Hag fajëson gjyqtarin për humbjen ndaj Arsenalit. Erik ten Hag nuk ishte i lumtur pasi pa Manchester United të pësonte një humbje 3-1 ndaj Arsenalit. Por, trajneri holandez ka thënë se kjo humbje e tyre erdhi si pasojë e katër gabimeve që bënë gjyqtarët në fushë dhe në VAR Ai ka thënë për […]

Trajneri i Manchester United gjen fajtorin për humbjen ndaj Arsenalit

Erik ten Hag fajëson gjyqtarin për humbjen ndaj Arsenalit.

Erik ten Hag nuk ishte i lumtur pasi pa Manchester United të pësonte një humbje 3-1 ndaj Arsenalit.

Por, trajneri holandez ka thënë se kjo humbje e tyre erdhi si pasojë e katër gabimeve që bënë gjyqtarët në fushë dhe në VAR

Ai ka thënë për Sky Sports: “Nuk është jashtë loje. Ata e panë atë nga një kënd i gabuar. Pati një penallti për Hojlund dhe faull ndaj Evans (për golin e Rice)”.

“Rasmus Hojlund pati një ndikim shumë të mirë në lojë. Performanca ishte e drejtë. Gjithçka shkoi kundër nesh”.

“Ne duhet të përmirësohemi. Sot ishin diferenca kaq të vogla”, ka shtuar më tej Ten Hag.

Holandezi duket se është i acaruar me gjyqtarin në ditën që potencialisht i kushtoi skuadrës së tij të paktën një pikë, nëse jo të tre.

Djajtë e Kuq shkojnë në pushimin ndërkombëtar me një humbje të hidhur dhe janë jashtë top-10 në tabelën e ligës gjithashtu.