Trençevska: Grupi punues sot do të bisedojë për ligjin për pension minimal

Sot, grupi punues i formuar me vendim të Qeverisë, do të bisedojë për ligjin për pension minimal sipas shembullit të pagës minimale në shtet. Në takim do të bisedohet që të konstatohet me ligj pensioni minimal, deklaroi dy ditë më parë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske […]

Trençevska: Grupi punues sot do të bisedojë për ligjin për pension minimal
Jovanka Trençevska, foto nga MPPS

Sot, grupi punues i formuar me vendim të Qeverisë, do të bisedojë për ligjin për pension minimal sipas shembullit të pagës minimale në shtet. Në takim do të bisedohet që të konstatohet me ligj pensioni minimal, deklaroi dy ditë më parë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske pas lëshimit në përdorim të një çerdheje për fëmijë në Komunën e Bosillovës, njofton Portalb.mk.

Në mbledhjen e parë konsultative do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante, ndërkaq do të bisedohet edhe për atë se çfarë është e nevojshme që të përmirësohet standardi jetësor i pensionistëve, tha ministrja.

Sipas Trençevskës, Qeveria përveç hapjes së qendrave ditore dhe ndihmës dhe kujdesit në shtëpi të pensionistëve, punon edhe në masa të reja sociale për pensionistët, ndërkaq njëra prej tyre është edhe ligji për pension minimal.

“Përveç në pjesën e harmonizimit dhe miratimit të metodologjisë që e miratuam vjet në mars për rritje të vazhdueshme të pensioneve, gjegjësisht dy herë në vjet të harmonizohet, ne punojmë edhe në shërbime që në fakt edhe sot këtu në Komunën e Bosillovës, në vendbanimin Turnovë do të hapin qendër ditore për plakje aktive e cila është për kategorinë tonë më të moshuar të qytetarëve, e ata janë pensionistët”, tha Trençevska.

Ndryshe, golgota e pensionistëve është një histori e gjatë në Maqedoni. Është po aq e vjetër sa edhe vetë vendi. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në vend numërohen 333.882 pensionistë. Prej tyre, 94.117 në muajin prill kanë marrë pension deri në 13.300 denarë, pothuajse po aq kanë marrë mbi 22.000 denarë, 78.627 pensionistë kanë marrë pension nga 16.000 deri në 22.000 denarë, dhe 67.013 pensionistë kanë marrë 13.300 denarë deri në16.000 denarë. Pensioni më i lartë në vend është rreth 70.000 denarë dhe e marrin vetëm 74 pensionistë.