Ujësjellësi lë pa ujë banorët e Fushë Kosovës në ditë feste

Banorët e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë që gjashtë orë, të martën, më 28 Nëntor në ditë feste. Kështu i tha Front Online një banorë që jeton atje. Sipas tij uji është ndalur në orën 11:30. “Sot u ndal në 11:30, akoma s`ka. Dje po ashtu ka pasë reduktime”. Ai thotë se arsyetimi i […]

Ujësjellësi lë pa ujë banorët e Fushë Kosovës në ditë feste
ujesjellesi-le-pa-uje-banoret-e-fushe-kosoves-ne-dite-feste

ujesjellesi-le-pa-uje-banoret-e-fushe-kosoves-ne-dite-feste

Banorët e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë që gjashtë orë, të martën, më 28 Nëntor në ditë feste.

Kështu i tha Front Online një banorë që jeton atje. Sipas tij uji është ndalur në orën 11:30.

“Sot u ndal në 11:30, akoma s`ka. Dje po ashtu ka pasë reduktime”.

Ai thotë se arsyetimi i Ujësjellësit për ndalje të furnizimi lidhet me ndotjen e Ujmanit.

Ndërkohë ujësjellësi kishte njoftuar të hënën se ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit, janë të detyruar t’fillojmë me reduktime të ujit për Fushë Kosovën.

“Reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00. Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës. Deri atëherë situata mbetet e njejtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”.

Orari i reduktimeve nuk po respektohet nga ndërmarrja.