Ukraina: Që nga fillimi i ofensivës në jug është çliruar një territor prej 130 kilometra katrorë

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar tha se “Që nga fillimi i ofensivës e deri më tani sipërfaqja e çliruar në jug ka rritur gjithsej në 130 kilometra katrorë”, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale, Maliar tha se Ushtria e Ukrainës në javën e fundit ka kryer veprime […]

Ukraina: Që nga fillimi i ofensivës në jug është çliruar një territor prej 130 kilometra katrorë
Pamje arkiv nga lufta në Ukrainë foto: AA

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar tha se “Që nga fillimi i ofensivës e deri më tani sipërfaqja e çliruar në jug ka rritur gjithsej në 130 kilometra katrorë”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale, Maliar tha se Ushtria e Ukrainës në javën e fundit ka kryer veprime të mbrojtjes dhe ofensivës si dhe ka siguruar sukses taktik, njoftoi Maliar duke shtuar se rusët kanë kryer sulme në drejtim të Lyman, Bakhmut, Avdiyivka dhe Marinka.

“Atje aktualisht po vazhdojnë luftime të ashpra. Javën e kaluar në këto drejtime u shënuan rreth 250 luftime. Armiku u përpoq të dëbojë njësitë tona nga pozicionet e tyre, por dështoi”, tha Maliar.

Në fund të javës ushtria ukrainase kaloi në ofensivë në afërsi të Orihovo-Vasilivka, Bakhmut, Bogdanivka, Yagidne, Klishchiivka dhe Kurdyumkova.

Zv/ministrja Maliar theksoi se nuk ka ndonjë ndryshëm të rëndësishëm në javën e fundit në frontin jugor dhe se njësitë ukrainase vazhdojnë operacionet e tyre në drejtim të Melitopol dhe Berdyansk.

“Si rezultat i përmirësimit të situatës operacionale dhe rrafshimit të vijës së frontit në javën e fundit, sipërfaqja e rajoneve të çliruar është shtuar me 17 kilometra katrorë. Që nga fillimi i ofensivës e deri më tani sipërfaqja e çliruar në jug ka rritur gjithsej në 130 kilometra katrorë”, tha Maliar.