Zemaj i kundërpërgjigjet ministrit Vitia: Njeri i dështuar, po mendon ende që unë jam ministër i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka ftuar ish-ministrin Armend Zemaj, njëherësh deputet i LDK-së, që të vizitojë klinikat në SHSKUK. Sipas ministrit akual, Zemaj do duhej të vizitoj klinikat që të shikojë gjendjen në të cilën ndodhet tani ky institucion shëndetësor. Armend Zemaj: Gjendja në shëndetësi është degraduese Ish-ministri Armend Zemaj është deklaruar për ftesën […]

Zemaj i kundërpërgjigjet ministrit Vitia: Njeri i dështuar, po mendon ende që unë jam ministër i Shëndetësisë
zemaj-i-kunderpergjigjet-ministrit-vitia:-njeri-i-deshtuar,-po-mendon-ende-qe-une-jam-minister-i-shendetesise

zemaj-i-kunderpergjigjet-ministrit-vitia:-njeri-i-deshtuar,-po-mendon-ende-qe-une-jam-minister-i-shendetesise

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka ftuar ish-ministrin Armend Zemaj, njëherësh deputet i LDK-së, që të vizitojë klinikat në SHSKUK.

Sipas ministrit akual, Zemaj do duhej të vizitoj klinikat që të shikojë gjendjen në të cilën ndodhet tani ky institucion shëndetësor.

Armend Zemaj: Gjendja në shëndetësi është degraduese

Ish-ministri Armend Zemaj është deklaruar për ftesën që ju bë nga ministri Vitia për t’i vizituar spitalet.

Zemaj tha për Front Online se nuk u përgjigjët njerëzve të dështuar ndër vite, duke ju referuar Vitisë.

Ish-ministri thotë se gjendja reale në shëndetësi tregon për rezultatet e premtimeve të ministrit.

“Nuk ju përgjigjem njerëzve të dështuar ndër vite. Rezultatet nga premtimet flasin vetë, e më së miri fatkeqësisht gjendja reale në shëndetësi”, thotë Zemaj.

Zemaj tha se Arben Vitia mendon që ende unë jam ministër.

Kompleksin e punës nuk mund të ja largoj është e paarritshme, thotë Zemaj për ministrin Vitia.

Ai situatën në shëndetësi e ka cilësuar si degraduese.

“Për vizitën e di që ndërvetdije akoma mendon që unë jam ministër po s’mundem të ja largoj atë kompleks të punës është e paarritshme. Si deputet kemi qenë me komision kohë më parë ndërsa gjendja është degraduese fatkeqësisht”, u shpreh Zemaj.

 Ish-minsitri Zemaj: Kjo Qeveri e paaftë, po sjellë vetëm dështime e parregullsi

 Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se dështimet, parregullsitë e shkeljet kanë vetëm adresën e qeverisë ‘Kurti’.

“Sigurisht edhe mos miratimi i raportit të punës nga Bordi i Arben Vitisë për gjendjen në SHSKSUK s’kanë mujtë me tejkaluar gjithë ato shkelje, dështime e parregullsi. Kjo ka një adresë e cila dihet, është paaftësia e kësaj qeverie që 1000 ditë në qeveri”, përfundoi Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në televizionin publik foli edhe për çmimin tavan të barnave.

Ai premtoi se Ligji për barna do të hyjë në fuqi në vitin e ardhshëm, ku sipas tij, ky ligj do ta rregullojë edhe tregun farmaceutik.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-ministri Armend Zemaj.

Ai për Front Online thotë se ministri ka mashtruar.

Pasi sipas tij, Ligji për Çmimet e Produkteve Medicinale është dashur të jetë aktualisht i zbatueshëm.

Ai thotë se ende nuk është formuar as komisioni.

“Edhe për këtë paska mashtru, se veç është dashur të jetë i zbatueshëm Ligji për Çmimet e Produkteve Medicinale. Po as Komisioni akoma nuk është formuar”, deklaroi Zemaj për Front Online.

Tash e një vit më parë Arben Vitia është riemëruar ministër i Shëndetësisë.

Ai ishte dorëhequr nga pozita e ministrit në tetor të vitit 2021 për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale ku garonte për të parin e Komunës së Prishtinës.