Vetëm 20 për qind e evropianëve mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE

Hulumtimi i publikuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) mbi zgjerimin e mundshëm të Bashkimit Evropian tregon se evropianët janë më të hapur ndaj idesë së bashkimit me Ukrainën, por shumë më të rezervuar kur bëhet fjalë për anëtarësimin e vendeve të Ballkani Perëndimor, transmeton FrontOnline. Qëndrimi mbizotërues i qytetarëve në “vjetër” si […]

Vetëm 20 për qind e evropianëve mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE
vetem-20-per-qind-e-evropianeve-mbeshtesin-anetaresimin-e-kosoves-ne-be

vetem-20-per-qind-e-evropianeve-mbeshtesin-anetaresimin-e-kosoves-ne-be

Hulumtimi i publikuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) mbi zgjerimin e mundshëm të Bashkimit Evropian tregon se evropianët janë më të hapur ndaj idesë së bashkimit me Ukrainën, por shumë më të rezervuar kur bëhet fjalë për anëtarësimin e vendeve të Ballkani Perëndimor, transmeton FrontOnline.

Qëndrimi mbizotërues i qytetarëve në “vjetër” si Austria, Gjermania, Franca dhe Danimarka besojnë se BE-ja nuk duhet të zgjerohet shpejt, ndërsa në Poloni dhe Rumani ka mbështetje të madhe për zgjerim.

Evropianët kanë pasur mbështetjen më të vogël për anëtarësimin e Kosovës: vetëm 20 për qind e të anketuarve kanë mbështetur anëtarësimin e vendit tonë, ndërsa 37 për qind janë kundër. Anëtarësimin e Serbisë dhe Shqipërisë e kanë përkrahur respektivisht 25 dhe 24 për qind e qytetarëve evropianë, ndërsa 35 për qind janë shprehur kundër.

Rreth 26 për qind mbështetën anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa 27 për qind ishin kundër. Për sa i përket Malit të Zi, rreth 30 për qind e qytetarëve evropianë e mbështetën anëtarësimin e vendit në BE, ndërsa 25 për qind ishin kundër. Evropianët ishin veçanërisht kundër anëtarësimit të mundshëm të Turqisë.

Danimarka (50 përqind) dhe Polonia (47 përqind) treguan mbështetjen më të madhe për anëtarësimin e Ukrainës, ndërsa situata është e ndryshme në Rumani (32 përqind për dhe 29 përqind kundër), Gjermani (37 përqind për dhe 39 përqind kundër) dhe Francë (29 përqind për dhe 35 përqind kundër).

Në Austri, shumica e qytetarëve (52 për qind) ishin kundër anëtarësimit të Ukrainës në Unionin Europian./FrontOnline/