Vizitorët i çojnë para një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët e zbulojnë

Oficerët e Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë kanë parandaluar futjen e një shume parash brenda burgut. SHKK njoftoi se “oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës”. “Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitorët është tentuar të […]

Vizitorët i çojnë para një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët e zbulojnë
vizitoret-i-cojne-para-nje-te-burgosuri-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-prishtine,-oficeret-e-zbulojne

vizitoret-i-cojne-para-nje-te-burgosuri-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-prishtine,-oficeret-e-zbulojne

Oficerët e Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë kanë parandaluar futjen e një shume parash brenda burgut.

SHKK njoftoi se “oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës”.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitorët është tentuar të futen mjete monetare. I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç ‘rast kanë lokalizuar mjetet monetare. Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet,SHKK thotë se “është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”.