Vjen paralajmërimi, një i nxehtë i jashtëzakonshëm do ta përfshijë Evropën

Muaji korrik u cilësua si më i nxehti për disa vitet e fundit në Evropë, ku temperaturat shënuan rekorde. E, një mot i ngjajshëm, jashtëzakonisht i nxehtë është paralajmëruar se do ta përfshijë Evropën edhe javën e ardhshme. Ndërkaq temperaturat e larta do të mbizotërojnë javën e ardhshme edhe mbi Kosovë. “Një i nxehtë i […]

Vjen paralajmërimi, një i nxehtë i jashtëzakonshëm do ta përfshijë Evropën
vjen-paralajmerimi,-nje-i-nxehte-i-jashtezakonshem-do-ta-perfshije-evropen

vjen-paralajmerimi,-nje-i-nxehte-i-jashtezakonshem-do-ta-perfshije-evropen

Muaji korrik u cilësua si më i nxehti për disa vitet e fundit në Evropë, ku temperaturat shënuan rekorde. E, një mot i ngjajshëm, jashtëzakonisht i nxehtë është paralajmëruar se do ta përfshijë Evropën edhe javën e ardhshme.

Ndërkaq temperaturat e larta do të mbizotërojnë javën e ardhshme edhe mbi Kosovë.

“Një i nxehtë i jashtëzakonshëm pritet të përfshijë pjesë të Europës javën e ardhshme.  Temperatura edhe mbi 40C parashihen në gadishullin Iberik, deri në 40C në Francën jugore e në Gjermani edhe deri në 35C.

Temperatura të larta mbesin edhe mbi vend javën vijuese, derisa në pjesën e dytë pritet të kemi mot më të paqëndrueshëm, me kushte për rrebeshe shiu orëve të pasdites.  Kushte për shi mund të paraqiten edhe ditëve të fundit të gushtit, e temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare”, thuhet në njoftimin e “Mendimi për motin” në “Facebook”.