Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe shkrimtarit, Adem Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ngushëllon familjen, komunitetin e gazetarëve dhe shkrimtarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit e shkrimtarit, Adem Gashi. Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës thuhet se me dhimbje të madhe e kanë pranuar ndarjen nga jeta të Adem Gashi. “Ai dëshmoi përkushtim për fjalën e shkruar, ndaj la gjurmë […]

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe shkrimtarit, Adem Gashi
vjosa-osmani-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-gazetarit-dhe-shkrimtarit,-adem-gashi

vjosa-osmani-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-gazetarit-dhe-shkrimtarit,-adem-gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ngushëllon familjen, komunitetin e gazetarëve dhe shkrimtarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit e shkrimtarit, Adem Gashi.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës thuhet se me dhimbje të madhe e kanë pranuar ndarjen nga jeta të Adem Gashi.

“Ai dëshmoi përkushtim për fjalën e shkruar, ndaj la gjurmë dhe trashëgimi të pashlyeshme në fushën e krijimtarisë letrare, duke bërë që disa nga tekstet e tij të shndërrohen në këngë ikonike”.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit të gazetarëve dhe shkrimtarëve! I përhershëm qoftë kujtimi për Adem Gashi!”, thuhet në ngushëllimin e Osmani.