Vuçiq vazhdon propagandën, për zhvillimet në veri: Kurti dëshiron të na fus në luftë me NATO-n

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka folur në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës. Presidenti serb, ka propaganduar se bëhet fjalë për qytetarë serb të revoltuar kundër institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tij nuk kanë lidhje me Serbinë zyrtare. Vuçiq është shprehue se themelimi i Asociacionit […]

Vuçiq vazhdon propagandën, për zhvillimet në veri: Kurti dëshiron të na fus në luftë me NATO-n

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka folur në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.

Presidenti serb, ka propaganduar se bëhet fjalë për qytetarë serb të revoltuar kundër institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tij nuk kanë lidhje me Serbinë zyrtare.

Vuçiq është shprehue se themelimi i Asociacionit e kthimi i serbëve si polic në veri të vendit, do të ishte mënyra e vetme për të mos pasur telashe. Ai është shprehur se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po dëshiron t’a fus Serbinë në luftë me NATO-n.

“Kurti nuk do ta themeloj Asociacionin e Komunave Serbe, gjatë tërë kohës provokon. Më vjen keq që disa nga serbët ranë në këtë provokim. I vetmi fajtor është Albin Kurti. Ai dëshiron të na fus në luftë me NATO-n. Këtë e bën gjatë gjith kohës.

Ne vendimet do t’i marim me kujdes, në mënyrë të detajuar. Do t’i punojmë me themel, dhe me to do të dalim para qytetarëve tanë në Kosovë, në ditët që do të vijnë.

E thërras komunitetin ndërkombëtar, që Asociacioni të formohet, që në veri të Kosovës, policët të jenë nga komuniteti serb, kjo është mënyra e vetme për të mos patur më telashe.

E thërrasim popullin tonë, për qetësi dhe i lusim të besojnë në shtetin e tyre.” – ka thënë Vuçiq.