Zgjedhja e presidentit shqiptar mision i pamundur, FE dhe VLEN masin forcat mes tyre!

Zgjedhjet Presidencaile në Maqedoninë e Veriut në modelin aktual zgjedhor përmes votës së drejtpërdrejt, gati pamundëson zgjedhjen e një kandidati tjetër jomaqedonas në rrethana të tilla të elektrizimit etnik të The post Zgjedhja e presidentit shqiptar mision i pamundur, FE dhe VLEN masin forcat mes tyre! appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .

Zgjedhja e presidentit shqiptar mision i pamundur, FE dhe VLEN  masin forcat mes tyre!

Zgjedhjet Presidencaile në Maqedoninë e Veriut në modelin aktual zgjedhor përmes votës së drejtpërdrejt, gati pamundëson zgjedhjen e një kandidati tjetër jomaqedonas në rrethana të tilla të elektrizimit etnik të elektoratit vendas, shkruan Flaka

Konstatimi i tillë bazohet nga pasqyra e zgjedhjeve të deritanishme presidenciale. Janë nëntë cikle zgjedhore ku në garë ka pasur kandidatë shqiptarë dhe rezultatet kanë qenë dekurajuese. Në versionin më të mirë, kandidati shqiptar ka arritur të grumbulln 155.978 vota. Fjala është për kandidatin e PDSH, Muarem Nexhipi në vitin 1999. Nexhipi ndiqet nga Imer Selmani me 147.547 vota në vitin 2009 dhe Gëzim Ostreni në vitin 2004 me 134.208 vota.

Kandidatët e tjerë kanë arritur rezultat zgjedhor me një shifër më të vogël pa arritur edhe 100 mijë vota. Blerim Reka si kandidat i vetëm shqiptar në vitin 2019 mori 79.888, Zudi Xhelili 78.714 vota, Agron Buxhaku 73.629, Muhamed Halili 45.731, Ilaz Halimi 38.966 dhe Mirushe Hoxha 30.225 vota.

Këto të dhëna vijnë nga KSHZ dhe janë bërë publike nga ish anëtari i trupit republikan zgjedhor, Suhbi Jakupi.

Në zgjedhejt presidenciala 2024 në garë janë dy kandidatë shqiptarë dhe pesë maqedonas. Në emër të Frontit Europian garon Bujar Osmani dhe në emër të VLEN, Arben Taravari.

Nisur nga fakti që presidenti shqiptar e ka gati të pamundur të zgjedhet nga votat e drejtpërdrejta, lindi dhe ideja që presidenti të zgjidhet në kuvend, me ndërhyrje në kushtetutë.

Kjo ide u dha nga të dyja kampet politike shqiptare. Nisur nga ky fakt, blloqet shqiptare tregojnë vetëdije që kjo garë është gati mision i pamundur dhe se tendenca e tyre, në fakt është matja e forcave në mesin e elektoratit shqiptar. Flaka Media

The post Zgjedhja e presidentit shqiptar mision i pamundur, FE dhe VLEN masin forcat mes tyre! appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .