Zgjedhjet në nëndegët e LDK’së, Abdixhiku: Kemi regjistrim rekord

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se këtë javë kanë nisur zgjedhjet në katër nëndegët e kësaj partie në kryeqytet. Përmes një postimi në “Facebook”, Abdixhiku ka njoftuar se ka regjistrim dhe pjesëmarrje masive të anëtarësisë. “Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces […]

Zgjedhjet në nëndegët e LDK’së, Abdixhiku: Kemi regjistrim rekord
zgjedhjet-ne-nendeget-e-ldk’se,-abdixhiku:-kemi-regjistrim-rekord

zgjedhjet-ne-nendeget-e-ldk’se,-abdixhiku:-kemi-regjistrim-rekord

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se këtë javë kanë nisur zgjedhjet në katër nëndegët e kësaj partie në kryeqytet. Përmes një postimi në “Facebook”, Abdixhiku ka njoftuar se ka regjistrim dhe pjesëmarrje masive të anëtarësisë.

“Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në ‘Rrugën e Re’ e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë. Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim. “, tha ai.

Abdixhiku tha se synim është që të marrin pjesë 5000 anëtarët e anëtarësisë.

“Me synim të pjesëmarrjes së 5000 anëtarëve në gjithë Prishtinën, rrugëtimi ynë është ftesë për secilin që beson në vlerat tona e vizionin tonë. Dhe kjo ftesë, në këtë fillim, ka marrë përgjigje të shkëlqyeshme”, tha tutje ai.

Postimi i plotë: