Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore/ Numërohen 65,56% e votave – Këto janë rezultatet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas KSHZ-së, në gjithë Maqedoninë me 65.56% të vendvotimeve të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president. Nga kampi maqedonas vazhdon të jetë e para kandidatja Gordana Siljanovska Davkova me 224.044 […]

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore/ Numërohen 65,56% e votave – Këto janë rezultatet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline.

Sipas KSHZ-së, në gjithë Maqedoninë me 65.56% të vendvotimeve të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

Nga kampi maqedonas vazhdon të jetë e para kandidatja Gordana Siljanovska Davkova me 224.044 vota apo 38,51% e pasuar nga Stevo Pendarovski me 110.108 apo 18,93%.

Ndërsa nga kampi shqiptarë vazhdon të prijë kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osman me 87.321 vota po 15,01% i pasuar nga kandidati i koalicionit VLEN Arben Taravari  me 63.524 vota apo 10,92%/FrontOnline/