Zhvillimet në veri, Berisha i bën thirrje presidentes të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës ka thënë se është një sulm ushtarak në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë. “Prandaj duhet që presidentja në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe të krijohet një shtab për ta menaxhuar këtë emergjencë që do ta […]

Zhvillimet në veri, Berisha i bën thirrje presidentes të shpallë gjendje të jashtëzakonshme
zhvillimet-ne-veri,-berisha-i-ben-thirrje-presidentes-te-shpalle-gjendje-te-jashtezakonshme

zhvillimet-ne-veri,-berisha-i-ben-thirrje-presidentes-te-shpalle-gjendje-te-jashtezakonshme

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës ka thënë se është një sulm ushtarak në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Prandaj duhet që presidentja në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe të krijohet një shtab për ta menaxhuar këtë emergjencë që do ta udhëheq vetë presidentja”, ka thënë Berisha në Dukagjin.

Berisha ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet të mobilizojë të gjtha kapacitetet për të mbështetur Policinë në zbatimin e detyrave që ua jep Kushtetetuta dhe ligji.

“Policia e Kosovës me plan të reagimit kombëtar është reaguesi i parë kurse Qeveria duhet të kërkoj drejtëpërdrejt nga KFOR-i që të jetë në nivelin e përgjegjësisë që ka, bazuar në mandatin na jep Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe atë konkretisht të vendoset në vija kufitare dhe të pamundësojë depërtimin e trupave tjera në Kosovë”, ka thënë tutje Berisha nga PDK.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Banjskë të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga një grup i organizuar dhe i armatosur, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një zyrtar policorë dhe një tjetër është plagosur.