A po i frikësohet VV-ja kandidaturës së Bedri Hamzës? Deputeti i VV-së: Kryeministër i ardhshëm është Albin Kurti

Pas propozimit të Bedri Hamzës, kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi tha se ata që duhet të frikësohen janë Albin Kurti dhe partia e tij. Kësaj deklarate i janë kundërpërgjigjur nga Vetëvendosja. Deputeti Artan Abrashi në një prononcim për Front Online tha se nuk brengosen, e as nuk […]

A po i  frikësohet VV-ja kandidaturës së Bedri Hamzës? Deputeti i VV-së: Kryeministër i ardhshëm është Albin Kurti
a-po-i-frikesohet-vv-ja-kandidatures-se-bedri-hamzes?-deputeti-i-vv-se:-kryeminister-i-ardhshem-eshte-albin-kurti

a-po-i-frikesohet-vv-ja-kandidatures-se-bedri-hamzes?-deputeti-i-vv-se:-kryeminister-i-ardhshem-eshte-albin-kurti


Pas propozimit të Bedri Hamzës, kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi tha se ata që duhet të frikësohen janë Albin Kurti dhe partia e tij.

Kësaj deklarate i janë kundërpërgjigjur nga Vetëvendosja.

Deputeti Artan Abrashi në një prononcim për Front Online tha se nuk brengosen, e as nuk ndjehen të shqetësuar për këtë.

Ai tha se gara do të zhvillohet për vendin e dytë, pasi sipas tij Albin Kurti do të jetë përsëri në Kryeministër i Kosovës.

“Mirëpo në kontekstin e garës se si do të zhvillohet kurdo që vijnë ato, pak ka rëndësi kandidatët që i qet opozita për shkak që gara do të zhvillohet për vendin e dytë. Deklaroj që kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës është në mënyrë të pakontestueshme do të jetë Albin Kurti. Si do që të jetë është vendim i tyre, kanë menduar që mund të hyjnë në garë me z.Hamza, nuk ka absolutisht diçka që neve na brengosë ose na shqetëson, përkundrazi i dëshirojmë suksese, punë të mbarë”, u shpreh Abrashi për Front Online.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Kosovë.

Së fundmi, opozita ka intensifikuar kërkesat për zgjedhje të reja, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Por Kurti ka thënë se nuk sheh arsye të japë dorëheqje, ndërsa ka rekomanduar opozitën që ta shpërbëjë Kuvendin e më pas të shkohet në zgjedhje.