Akuzë kundër një 33-vjeçari nga Shkupi i cili në dhjetor kërcënoi tre persona me armë zjarri

Prokuroria ka dorëzuar akuzë kundër një 33-vjeçari nga Shkupi, i cili më 7 dhjetor me pistoletë ka kërcënuar tre persona dhe ka shkrepur një plumb në ajër në rrugën “Xhon Kenedi” të Çairit, njofton Portalb.mk. 33-vjeçari nga Shkupi, për të cilin u ngrit procedurë hetimore më 8 dhjetor, për ngjarjen e 7 dhjetorit në “Xhon […]

Akuzë kundër një 33-vjeçari nga Shkupi i cili në dhjetor kërcënoi tre persona me armë zjarri
prokuroria

Prokuroria ka dorëzuar akuzë kundër një 33-vjeçari nga Shkupi, i cili më 7 dhjetor me pistoletë ka kërcënuar tre persona dhe ka shkrepur një plumb në ajër në rrugën “Xhon Kenedi” të Çairit, njofton Portalb.mk.

33-vjeçari nga Shkupi, për të cilin u ngrit procedurë hetimore më 8 dhjetor, për ngjarjen e 7 dhjetorit në “Xhon Kenedi”, ku ka kërcënuar me armë zjarri tre persona dhe ka shkrepur një plumb në ajër, do të përballet në gjykatë me tre vepra penale.

“Pas kryerjes së procedurës hetimore, prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër 33-vçeari nga Shkupi për veprat penale – Armëmbajtje pa leje sipas nenit 396 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1, për Dhunë sipas nenit 386, paragrafi 1 si dhe për Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288 paragrafi 1 i Kodit Penal”, njoftojnë nga Prokuroria.

Sipas, njoftimit, i akuzuari në automjetin e tij Audi Q5, në mënyrë të paligjshme ka mbajtur pistoletë të tipi AG-9 dhe dy krehër me gjithsej 30 plumba.

“Para ndërtesës në “Xhon Kenedi” e ka drejtuar pistoletën ndaj tre personave, duke e goditur me shuplakë njërin nga të dëmtuarit. Pastaj ka shkrepur një plumb në ajër. Me këtë ka kryer dhunë të ashpër dhe ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e të dëmtuarve, ndërkaq në publik ka shkaktuar ndjenjë të pasigurisë, rrezik dhe frikë”, informojnë nga Prokuroria.

Prokurori ka dorëzuar edhe propozim të veçantë për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin.