Kërkesa e parë për Rrumbullakun, Balla: Të arrestohet vëllai dhe djali i ish-deputetit Rrahman Rraja!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka treguar sot gjatë mbledhjes me strukturat e Policisë së Shtetit, se kërkesa e parë për drejtorin Muhamet Rrumbullaku ka qenë arrestimi i vëllait dhe djalit të ish-deputetit Rrahman Rraja. Këta të fundit janë shpallur në kërkim për pamjet e dhunës në Fushë Krujë, ku ata rrahën barbarisht dy kushërinj […] The post Kërkesa e parë për Rrumbullakun, Balla: Të arrestohet vëllai dhe djali i ish-deputetit Rrahman Rraja! appeared first on Newsbomb Albania.

Kërkesa e parë për Rrumbullakun, Balla: Të arrestohet vëllai dhe djali i ish-deputetit Rrahman Rraja!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka treguar sot gjatë mbledhjes me strukturat e Policisë së Shtetit, se kërkesa e parë për drejtorin Muhamet Rrumbullaku ka qenë arrestimi i vëllait dhe djalit të ish-deputetit Rrahman Rraja.

Këta të fundit janë shpallur në kërkim për pamjet e dhunës në Fushë Krujë, ku ata rrahën barbarisht dy kushërinj të fisit Maja, vetëm se këta të fundit ishin ankuar në polici për shpërthimet e fuqishme në guroren e vëllait të deputetit.

Lexo edhe: Taulant Balla mbledh strukturat e Policisë: Nëse ju telefonojnë deputetët, i drejtoni tek unë! 100 shtëpitë e para falas për efektivët e rinj

“Kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit Rrahman Rraja. Ai është miku im, por dy individët e lartpërmendur e kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë. Ajo skenë e turpshme flet për një situatë të majisur më parë nga toleranca e policisë së asaj zonës. Nuk i dëgjoi ankesat dhe u bë palë me paligjshmërinë.

Në territorin e kësaj Republike nuk mund të ketë me feude dhe bajraqe. Në çdo komunitet do ketë rend dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe garancinë e Policisë së Shtetit”, u shpreh Taulant Balla.

Më tej, ministri i ri i Brendshëm foli dhe për kanabisin. “Të mos më thotë askush se një rrënjë kanabisi e ka një shanc të rritet pa një polic që paguhet për të mos e parë. Apo se një parcelë e ka mundësinë të korret, pa një shef komisariati që paguhet.”

Taulant Balla se strukturat e Policisë së Shtetit janë urdhëruar që nga sot, të vendosin kodin etik të drejtuesve dhe efektivëve, në kornizë, në çdo hyrje komisiariati dhe drejtorie.

“Brenda 10 ditësh nga sot, kodi etik i drejtuesve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, do u lexohet të gjithë efektivëve dhe do të vendoset në kornizë në çdo hyrje komisariati dhe drejtorie”, përmbylli konferencën ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla.

Lexo edhe: Balla i drejtohet AMP: Sa drejtues e shefa komisariatesh keni kapur me “presh në duar”?

The post Kërkesa e parë për Rrumbullakun, Balla: Të arrestohet vëllai dhe djali i ish-deputetit Rrahman Rraja! appeared first on Newsbomb Albania.