Deputeti paralajmëron për ish-kolegët: Të tjerë politikanë do përballen me drejtësinë

Deputeti demokrat Lefter Gështenja është shprehur mbrëmjen e sotme se për aferën e inceneratorëve para drejtësisë do të shkojnë ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë. “Rasti i Ahmetajt është maja e ajsbergut. I gjithë zinxhiri qeveritar përfshirë dhe drejtuesit vendor janë pjesë e kësaj afere. Nëse njëra nga hallkat nuk do të funksiononte nuk do të […] The post Deputeti paralajmëron për ish-kolegët: Të tjerë politikanë do përballen me drejtësinë appeared first on Newsbomb Albania.

Deputeti paralajmëron për ish-kolegët: Të tjerë politikanë do përballen me drejtësinë

Deputeti demokrat Lefter Gështenja është shprehur mbrëmjen e sotme se për aferën e inceneratorëve para drejtësisë do të shkojnë ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë.

“Rasti i Ahmetajt është maja e ajsbergut. I gjithë zinxhiri qeveritar përfshirë dhe drejtuesit vendor janë pjesë e kësaj afere. Nëse njëra nga hallkat nuk do të funksiononte nuk do të jepeshin koncesione për inceneratorët.

I vetmi njeri që mund t’i shpëtojë këtij zinxhiri është Shkëlqim Cani. Unë jam i bindur që do të ketë ish-zyrtarë dhe ish-ministra që do të shkojnë para drejtësisë”, u shpreh deputeti në Ilva Now.

Teksa në studion e emisionit flitej për dosjen e Arben Ahmetaj, ish-prokurori Besnik Cani tha se mundësia që ai të pendohet është shumë zero.

“Dhe procesi i të penduarit është shumë i vështirë dhe nga ana proceduriale por dhe nga pikëpamja praktike. Është shumë më komplekse sesa pendimi. Në këto vepra penale është mundësia e vogël pendimi. Pendimet bëhen për vepra penale më të rënda. Mendoj se mundësia është zero që Ahmetaj të pendohet”, tha ai.

The post Deputeti paralajmëron për ish-kolegët: Të tjerë politikanë do përballen me drejtësinë appeared first on Newsbomb Albania.