Angellovski: Në një vendvotim në Shkup është gjetur bombë tymuese e shpërthyer

Në një vendvotim në Shkup, përveç grafitit, nga ana e kryetarit të KKZ-së është raportuar se në ora 6:30 është gjetur bombë tymuese e shpërthyer. Deri tani janë regjistruar dy fotografime të fletëvotimit një në Shkup dhe një në Shtip, njoftoi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski .Gjithashtu, paraprakisht SPB Ohër njoftoi se është arrestuar një […]

Angellovski: Në një vendvotim në Shkup është gjetur bombë tymuese e shpërthyer
Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së. Foto: Printscreen nga MIA

Në një vendvotim në Shkup, përveç grafitit, nga ana e kryetarit të KKZ-së është raportuar se në ora 6:30 është gjetur bombë tymuese e shpërthyer. Deri tani janë regjistruar dy fotografime të fletëvotimit një në Shkup dhe një në Shtip, njoftoi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski .Gjithashtu, paraprakisht SPB Ohër njoftoi se është arrestuar një burrë që ka fotografuar fletëvotimin, transmeton Portalb.mk.

“Në Buçim të Radovishit kemi një person që ia ka treguar fletëvotimin monitoruesit. Në territorin e Komunës së Çairit janë gjetur afishe që janë lënë pranë veturave të parkuara. Gjithashtu janë regjistruar dy grafite të shkruara”, tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e vendit. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758  votues janë të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë, kurse këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale.