Arben Ahmetaj i veshur sportiv në Kakavijë, iku në Greqi ditën që SPAK çoi kërkesën për arrestim

Zëri i Amerikës ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare, mbrëmjen e sotme, se Arben Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte Parlamentit, shkresën për arrestimin. Mbrëmjen e djeshme, gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” një fotografi që siç ai […] The post Arben Ahmetaj i veshur sportiv në Kakavijë, iku në Greqi ditën që SPAK çoi kërkesën për arrestim appeared first on Newsbomb Albania.

Arben Ahmetaj i veshur sportiv në Kakavijë, iku në Greqi ditën që SPAK çoi kërkesën për arrestim

Zëri i Amerikës ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare, mbrëmjen e sotme, se Arben Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte Parlamentit, shkresën për arrestimin.

Mbrëmjen e djeshme, gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” një fotografi që siç ai deklaroi, ishte shkrepur të premten në Doganën e Kakavijës, datë 7 Korrik 2023, duke u larguar nga Shqipëria.

“Ditën e premte, kjo është dogana e Kakavijës dhe ditën e premte, Ahmetaj ka kaluar në Greqi, kjo duhet të jetë diku rreth orës 14:00 në mesditë. Ka qenë vetëm në makinë. Ai nuk ka qenë i ndaluar të lëvizë. Ajo që bën çudi se hetimi ka nisur që vjet në Nëntor, gjatë kësaj kohe, Ahmetaj ka lëvizur dhe nuk i është shmangur hetimit.

Në momentin kur ka dalë lajmi, nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë, mund të vijë sepse i lirë është, por aty është duke vulosur pasaportën në Kakavijë. Gjatë kësaj kohe Ahmetaj ka hyrë dhe ka dalë nga vendi pa asnjë lloj problemi pavarësisht hetimit”, është shprehur gazetari Artan Hoxha.

arben ahmetaj
Arben Ahmetaj ne Kakavije, me 7 korrik, sipas gazetarit Artan Hoxha/ ©Publikuar ne Opinion, Tv Klan

The post Arben Ahmetaj i veshur sportiv në Kakavijë, iku në Greqi ditën që SPAK çoi kërkesën për arrestim appeared first on Newsbomb Albania.