Rinis mbledhja, Bardhi pyet prokurorët e SPAK: A ka ikur Ahmetaj në Kanada?

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK nëse ish.zv kryeministri Arben Ahmetaj ka ikur në Kanada. Teksa ka rinisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për fatin e Arben Ahmetaj, Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK në kryesinë e Kuvendit nëse ish-zv.kryeministri është në Shqipëri apo ka ikur në Kanada. “A keni […] The post Rinis mbledhja, Bardhi pyet prokurorët e SPAK: A ka ikur Ahmetaj në Kanada? appeared first on Newsbomb Albania.

Rinis mbledhja, Bardhi pyet prokurorët e SPAK: A ka ikur Ahmetaj në Kanada?

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK nëse ish.zv kryeministri Arben Ahmetaj ka ikur në Kanada.

Teksa ka rinisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për fatin e Arben Ahmetaj, Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK në kryesinë e Kuvendit nëse ish-zv.kryeministri është në Shqipëri apo ka ikur në Kanada.

“A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri, mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?”, u shpreh Bardhi.

Ai më pas ka akuzuar mazhorancën se po e ndihmojnë Arben Ahmetajn të arratiset.

“Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët. Mazhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë” , deklaroi Gazmend Bardhi.

Në një moment tjetër të mbledhjes, kur po dsikutohej nëse seanca duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, Bardhi ka patur një debat me deputeten socialiste Ermonela Felaj, ku i ka kujtuar se emri i sa është në dosjet e SPAK.

“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!”, tha kreu i grupit parlamentar.

The post Rinis mbledhja, Bardhi pyet prokurorët e SPAK: A ka ikur Ahmetaj në Kanada? appeared first on Newsbomb Albania.