Avokatët kundërshtojnë akuzat për ish-gruan dhe partneren e Arben Ahmetajt: Vila në Hamallaj dhe apartamentet në Tiranë janë blerë me bankë

Ardian Visha dhe Henrik Ligjori, dy avokatët mbrojtës të ish-ministrit Arben Ahmetaj kanë parashtuar në Këshillin e Mandateve mbrojtjen për klientin e tyre. Një ndër pikat e saj lidhet dhe me pasuritë e ish-gruas Albina Mancka dhe partneres Erjola Hoxha. “Pretendohet se Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, në vitet 2016, 2017 dhe 2018, kanë bërë […] The post Avokatët kundërshtojnë akuzat për ish-gruan dhe partneren e Arben Ahmetajt: Vila në Hamallaj dhe apartamentet në Tiranë janë blerë me bankë appeared first on Newsbomb Albania.

Avokatët kundërshtojnë akuzat për ish-gruan dhe partneren e Arben Ahmetajt: Vila në Hamallaj dhe apartamentet në Tiranë janë blerë me bankë

Ardian Visha dhe Henrik Ligjori, dy avokatët mbrojtës të ish-ministrit Arben Ahmetaj kanë parashtuar në Këshillin e Mandateve mbrojtjen për klientin e tyre. Një ndër pikat e saj lidhet dhe me pasuritë e ish-gruas Albina Mancka dhe partneres Erjola Hoxha.

“Pretendohet se Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, në vitet 2016, 2017 dhe 2018, kanë bërë shitje fiktive të disa apartamenteve, të ndodhura në Selitë të Vogël, në kompleksin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron SHPK”, duke përfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, shumën prej 440.480 eurosh.

Nga përmbajtja e kërkesës nuk kuptohet asgjë, por po të lexosh relacionin arrin të kuptosh se, më 16.11.2015, pas marrjes së lejes së ndërtimit nga KRRT Tiranë, Flamur Shena, Mimoza Shehu dhe Albina Mançka kanë rënë në ujdi të investojnë në ndërtimin e një kompleksi, duke financuar secili përkatësisht 50%, 30% dhe 20% të kostos së ndërtimit. Kanë rënë në ujdi edhe që fitimi në 70% të sipërfaqes së godinave të kompleksit do të ndahet mes investitorëve sipas kontributit investues të secilit. Shkurt, nga ky investim Albina Mançka, ish-bashkëshorte e deputetit Ahmetaj, ka përfituar 860 metra katrore. Prokuroria nuk e konteston këtë fakt evident.”-thotë mbrojtja.

Sipas avokatëve, personat që kanë blerë këto aprtamente kanë pasur lidhje indirekte me kompanitë e inceneratorëve dhe ndaj sips tyre, prokurorët pretendojnë se ka prova korruptive. Ata tregojnë një nga një se cilët janë blerësi.

“Këto pasuri u janë shitur shtetasve Andi Boni (transaksioni final është mbyllur nga Helidon Begaj), Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj. Ndonëse pasuria e znj.Mançka është krejtësisht e ligjshme, hetuesit fillojnë dhe hetojnë se kush janë personat që kanë blerë. Duke qenë se Andi Boni dhe Helidon Begaj janë ortakë në shoqëri, të cilat kanë pasur marrëdhënie kontraktore dhe kanë kryer ndonjë punë me shoqërinë Integrated Energy, atëhere dilet në përfundimin se blerjet i ka financuar Klodian Zoto!

E njëjta logjikë ndiqet edhe në rastin e pronës së blerë nga Besmir Prifti, i cili del se ka marrë hua nga shoqëria Integrated Tecnology Services (ITS) SHPK dhe përfitimi quhet i marrë, edhe pse kjo kontratë më pas është prishur dhe palët janë kthyer në gjendjen e mëparshme. Për akuzën, shuma quhet e marrë, edhe pse është kthyer mbrapsht!

Në rastin e tretë, në rolin e blerëses është Sonila Goxhaj, e cila ka “fatin e keq” të jetë nëna e fëmijëve të z.Sokol Meqemeja. Ky i fundit ka marrë pjesë në garën për inceneratorin e Fierit, ka fituar bonusin prej 10 pikësh, por në fund fare nuk e ka fituar këtë garë. Në “logjikën” e akuzës, edhe pse garat i trukonte Arben Ahmetaj, edhe pse ai e ka humbur garën dhe duhej të ishte qejfmbetur, përsëri i ka lerë në zemër t’i bëjë një dhuratë 140.000 euro z. Ahmetaj!

Në fund të kësaj resume-je: apartamentet në fjalë kanë qenë apo nuk kanë qenë pronë e znj. Mançka. Katërcipërisht e provuar që po. Atëhere, të nderuar zotërinj deputetë, ku është fakti korruptiv, në rastin kur njeriu përfiton të holla nga shitja e një prone që e zotëron ligjërisht? Po a mundet që me këto pseudoakuza të jepet miratim për arrestimin e një deputeti të Kuvendit?”- ka vijuar mbrojtja.

Ardian Visha dhe Henrik Ligori ndalen dhe te vila në Hamallaj e blerë nga partnerja aktuale e Arben Ahmetaj. Sipas tyre ajo është blerë me të ardhura të ligjshme dhe me transaksione të provuara bankare.

“Pretendohet nga akuza se Erjola Hoxha, bashkëjetuese nga viti 2022 e deputetit Ahmetaj, ka përfituar nga Klodian Zoto një vilë në Hamallaj. Është e vërtetë se Klodian Zoto e ka porositur këtë vilë, por nuk ka paguar asnjë grosh për t’u bërë pronar i saj. Në kushtet kur ai është tërhequr, kjo vilë është përfituar mbi bazën e një kontrate të rregullt nga z.Gerian Kuka. Ky i fundit, fillimisht ia ka dhënë me qira dhe më pas ia ka shitur Erjola Hoxhës, me fonde plotësisht të ligjshme dhe të justifikuara dhe të transferuara tek shitësi në rrugë bankare. Nëse del emri Klodian Zoto, hetuesve “prifti u duket si korofillak”. Po Klodian Zoto nuk e ka zotëruar kurrë këtë pasuri, ka pasur një ide që ta kishte, por nuk ka financuar; atëhere, si mund të pretendohet që ai ka falur një pasuri që nuk e ka zotëruar ndonjëherë.”-vijojnë avokatët mbrojtës.

Ata ndalen dhe te vila në kompleksin Green Coast në Palasë. Sipas Vishës dhe Ligorit, objekti i është shitur një zonje me shtetësi zviceriane që ka pasur njohje me ish gruan e Ahmetaj, por kjo nuk tregon se ajo është blerë në rrugë korruptive.

Sipas avokatëve të ish ministrit, zonja me shtetësi zvicerane punon në një kompani prestigjoze dhe vilën e ka blerë nepërmjet transaksioneve të rregullta bankare, pasi ka të ardhura nga puna e saj që mund ta justifikojnë këtë blerje.

“Një situatë e ngjashme është edhe ajo e vilës në kompleksin “Green Coast” në Palasë. Shoqëria “Inerte” SHPK ia ka shitur një zonje me shtetësi zviceriane, të quajtur Elda Dinaj, e cila ka marrëdhënie të ngushta që nga koha e viteve të rinisë me znj. Mançka.

Blrësja ka paguar këstin e parë, me transaksion të rregullt bankar nga Zvicra. Punon në një kompani prestigjoze dhe zotëron fonde për ta mbuluar jo vetëm këtë investim, por dhe investime të tjera të bëra në Shqipëri. Nisur vetëm nga fakti se për mobilimin e kësaj vile dhe mirëmbajtjen e saj interesohej Albina Mançka, atëhere kjo quhet një pasuri e vënë në rruga korruptive.”- thuhet ndër të tjera në dokumentin e siguruar nga newsbomb.al.

The post Avokatët kundërshtojnë akuzat për ish-gruan dhe partneren e Arben Ahmetajt: Vila në Hamallaj dhe apartamentet në Tiranë janë blerë me bankë appeared first on Newsbomb Albania.