Armë, fishekë e xhaketa ushtrie – detaje rreth sulmit ndaj Policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin Mikovicë të Leposaviqit. Një person fillimisht ua bllokoi rrugën me veturën e tij e më pas i sulmoi me shishe xhami automjetet zyrtare. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka ndarë detaje lidhur me […]

Armë, fishekë e xhaketa ushtrie – detaje rreth sulmit ndaj Policisë dhe KFOR-it në Leposaviq
arme,-fisheke-e-xhaketa-ushtrie-–-detaje-rreth-sulmit-ndaj-policise-dhe-kfor-it-ne-leposaviq

arme,-fisheke-e-xhaketa-ushtrie-–-detaje-rreth-sulmit-ndaj-policise-dhe-kfor-it-ne-leposaviq

Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin Mikovicë të Leposaviqit. Një person fillimisht ua bllokoi rrugën me veturën e tij e më pas i sulmoi me shishe xhami automjetet zyrtare.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka ndarë detaje lidhur me rastin, ku bëhet e ditur se të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave  të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe,  po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie,  katër fishekë,  një radio lidhje dhe  shtatë xhaketa të  ushtrisë”, njofton Policia.