Armend Muja i quan spekulime deklaratat e Hazirit rreth pakos së dytë të sanksioneve nga BE-ja

Deputeti i Lëvizjes i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Armend Muja ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili paralajmëroi se një pako e dytë e masave ndaj Kosovës është përgatitur. Sipas këtij të fundit, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është në dijeni. Mirëpo, këto deklarata, deputeti Muja i quan spekulime. “Ekziston një […]

Armend Muja i quan spekulime deklaratat e Hazirit rreth pakos së dytë të sanksioneve nga BE-ja
armend-muja-i-quan-spekulime-deklaratat-e-hazirit-rreth-pakos-se-dyte-te-sanksioneve-nga-be-ja

armend-muja-i-quan-spekulime-deklaratat-e-hazirit-rreth-pakos-se-dyte-te-sanksioneve-nga-be-ja

Deputeti i Lëvizjes i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Armend Muja ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili paralajmëroi se një pako e dytë e masave ndaj Kosovës është përgatitur.

Sipas këtij të fundit, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është në dijeni.

Mirëpo, këto deklarata, deputeti Muja i quan spekulime.

“Ekziston një garë e ashpër në tregun e spekulimeve politike në Kosovë ndërmjet Skender Hysenit, Baton Haxhiut dhe Fatmir Sheholli. Kësaj ju paska bashkangjitur edhe Lutfi Haziri. Ky i fundit përfaqëson një subjekt me votues në Kosovë”, ka thënë ai.

Muja për indeksonline theksoi se detyrë e tij është që të bëjë minimalisht atë që e bënë parlamentarë nga gjithë vendet euro-atlantike: të komunikoj mbi destruktivitetin e Serbisë.

Ndryshe, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë “hy në lloç të gjallë deri në fyt” me Marrëveshjen e Ohrit.

Haziri tha dje se është  e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të tregoj se pse e ka futur vendin në masa të kufizimit nga Bashkimi Evropian, pasi sipas Hazirit, tashmë është fuqizuar edhe pakoja e dytë e sanksioneve e që siç tha ai, do të jetë katastrofale për të ardhmen e Kosovës.

“E rëndësishme është që Qeveria me tregu çka keni abuzu që tani Kosovën ju po e vendosni në masa të kufizimit, sepse pako e dytë do të jetë mos të them katastrofale se është e butë, për të ardhmen e Kosovës do të jetë mortale. Pakoja e dytë është e përgatitur dhe Qeveria e Kosovës është e njoftuar për fuqizimin e pakos së dytë  ata po flasin për lehtësimin e pakos së parë. Është manipulative me fol për lehtësimin nga pakoja e parë kur nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për me i përmbushë obligimet që i ka ndaj marrëveshjes së tij të Ohrit që e ka realizu me ndërmjetësit ndërkombëtarë”, tha ai.