Arrestohet aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli

Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivisten e PSD-së, Donjeta Demollin, pas një aksioni të kësaj partie, që u zhvillua pasi kryeminsitri Albin Kurti nisi fjalimin te “Ulpiana Forum”. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili tha se kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Demollit. Postimi i plotë: I papranueshëm […]

Arrestohet aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli
arrestohet-aktivistja-e-psd-se,-donjeta-demolli

arrestohet-aktivistja-e-psd-se,-donjeta-demolli

Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivisten e PSD-së, Donjeta Demollin, pas një aksioni të kësaj partie, që u zhvillua pasi kryeminsitri Albin Kurti nisi fjalimin te “Ulpiana Forum”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili tha se kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Demollit.

Postimi i plotë:

I papranueshëm arrestimi i aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli.

Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë!

Por Albin Kurti e di më mirë se kushdo: nuk mund të ketë qetësi e normalitet, me Zajednicën që po ia sjell Kosovës. E mbase kjo po i pengon më së shumti.

Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli!