Avokati Musa: Sekuestrimi i telefonave, tregues se Specialja po i vazhdon hetimet

Skënder Musa, avokat i akredituar nga Prokuroria Speciale në Hagë, tha se Dhomat e Specializuara dhe Prokurori Special është duke hetuar, dhe hetimet nuk kanë përfunduar në lidhje me pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke iu referuar aksioneve të fundit të kryera nga pjesëtarë të EULEX-it, […]

Avokati Musa: Sekuestrimi i telefonave, tregues se Specialja po i vazhdon hetimet
avokati-musa:-sekuestrimi-i-telefonave,-tregues-se-specialja-po-i-vazhdon-hetimet

avokati-musa:-sekuestrimi-i-telefonave,-tregues-se-specialja-po-i-vazhdon-hetimet

Skënder Musa, avokat i akredituar nga Prokuroria Speciale në Hagë, tha se Dhomat e Specializuara dhe Prokurori Special është duke hetuar, dhe hetimet nuk kanë përfunduar në lidhje me pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke iu referuar aksioneve të fundit të kryera nga pjesëtarë të EULEX-it, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Musa në Info Magazine tha se telefonat e këtyre personave janë sekuestruar përkohësisht, mirëpo shtoi se nuk ka ndonjë informacion për arsyen dhe nuk mund të spekulohet.

Musa potencoi se me vet faktin që telefonat janë sekuestruar dhe këta nuk janë ndaluar, “vështirë të thuhet se janë nën hetime apo nën vëzhgim mirëpo pavarësisht se nuk janë shoqëruar, kjo tregon që është duke u zhvilluar një hetim ndaj ndonjë personi të caktuar sepse telefoni është mjet komunikimi dhe ata mendojnë që mund të zbulojnë ndonjë material”.