Begaj: Përshëndes vendimin e Asamblesë Parlamentare, të presim hapin final

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final në maji për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Presidenti Begaj, përshëndet vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). “Falënderoj të gjithë ata […]

Begaj: Përshëndes vendimin e Asamblesë Parlamentare, të presim hapin final
begaj:-pershendes-vendimin-e-asamblese-parlamentare,-te-presim-hapin-final

begaj:-pershendes-vendimin-e-asamblese-parlamentare,-te-presim-hapin-final

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final në maji për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Presidenti Begaj, përshëndet vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

“Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar” ka shkruar ndër të tjera Begaj.