Berisha për “non grata-n” e Britanisë: Ambasadori Alastair King Smith është skllav i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në kohën e qeverisjes së tij, ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe Britaninë  e Madhe. Berisha u shpreh në një intervistë për “Syri TV” se pas të gjithë këtij bashkëpunimi, ambasadori King Smith ka dekalruar se ai është rrezik për sigurinë e Britanisë. Sipas […] The post Berisha për “non grata-n” e Britanisë: Ambasadori Alastair King Smith është skllav i Ramës appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha për “non grata-n” e Britanisë: Ambasadori Alastair King Smith është skllav i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në kohën e qeverisjes së tij, ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe Britaninë  e Madhe.

Berisha u shpreh në një intervistë për “Syri TV” se pas të gjithë këtij bashkëpunimi, ambasadori King Smith ka dekalruar se ai është rrezik për sigurinë e Britanisë. Sipas tij të shprehesh në këtë mënyrë “ i bie të jesh vetëm një shërbëtor i Ramës.”

“Nuk ka diskutim se ka zyrtarë që shkruajnë në atë mënyrë por ka dhe të tjerë që njohin të vërtetat dhe bashkëpunimin që është bërë edhe me shërbimet.

Që në vitin 1992 i një sensitiviteti shumë të madh, dhe të dalësh ti tani të shpallësh Berishën rrezik për sigurinë  e Britanisë së Madhe ti duhet të jesh një skllav i Ramës.

Ka ndodh koincidenca që pas Italisë në luftën kundër krimit të organizuar pas Italisë kemi pasur bashkëpunimin më të shkëlqyer me SHBA-në dhe bashkëpunimin më të shkëlqyer me Britaninë në fushën e zbatimit të ligjit.

Janë marrë raportet e DASH në kohën e qeverisjes time dhe janë përdorur për fakte kudër meje ndërkohë që këto raporte janë votuar nga Britania dhe SHBA-ja për të lejuar futjen tonë në NATO.”- tha Berisha.

Mes të tjerash ish-kryeministri ka treguar se vendimi që Britania e Madhe ta shpallte “non grata”, ka ardhur pas protestës së madhe të 7 korrikut.

“Ky është autori i ‘non gratas’ se Sali Berishës, në Britani. Ky mori të gjithë dosjen me dokumente nga mediat e Sorosit, shkëput një thënie për Piro Mishën nga Uikilis dhe deklarata të Lulzim Bashës. A mundet njeriu të veprojë në këtë mënyrë.”- shtoi ai.

The post Berisha për “non grata-n” e Britanisë: Ambasadori Alastair King Smith është skllav i Ramës appeared first on Newsbomb Albania.