Berisha për sherrin në Borizanë: Flamur Rraja mbrohet nga narkopolicia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë mbrëmjen e së enjtes, ku dy kushurinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u dhunuan barbarisht nga anëtarë të fisit Rraja dhe disa persona të tjerë. Berisha ka postuar një foto nga sherri ku thotë se Flamur Rraja, që ka shtrirë përdhe viktimën është vëllai i deputit të […] The post Berisha për sherrin në Borizanë: Flamur Rraja mbrohet nga narkopolicia appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha për sherrin në Borizanë: Flamur Rraja mbrohet nga narkopolicia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë mbrëmjen e së enjtes, ku dy kushurinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u dhunuan barbarisht nga anëtarë të fisit Rraja dhe disa persona të tjerë.

Berisha ka postuar një foto nga sherri ku thotë se Flamur Rraja, që ka shtrirë përdhe viktimën është vëllai i deputit të kryeministrit Edi Rama, Rrahman Rraja. Ai thotë se Rraja mbrohet nga narkopolicia.

“Ky është krimineli i qeverisë, Flamur Rraja, që ka shtrirë përdhe viktimën, është vllai i deputetit të Ramës, dhe mbrohet nga narkopolicia!”, ka shkruar Berisha.

Postimi në Facebook nga Sali Berisha

Ditën e djeshme, Flamur Rraja kanë goditur me shkopa bejsbolli shtetasit Bilbil dhe Jashar Maja. Shkak për konfliktin u bë gurorja në Borizanë e cila është në pronësi të Përparim Rrajës. Dy të dhunuarit kanë pretenduar se plasjet në gurore krijonin shqetësime në banesat e tyre dhe në momentin e konfrontimit, sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta.

The post Berisha për sherrin në Borizanë: Flamur Rraja mbrohet nga narkopolicia appeared first on Newsbomb Albania.