Bideni ka frikë për dhunë në Jerusalemin Lindor gjatë Ramazanit

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë të premten se do të jetë “e vështirë” të sigurohet një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit deri në Ramazan. Bideni ka shtuar se është i shqetësuar për mundësinë e dhunës në Jerusalemin Lindor, në të cilin shpesh vërehet një tension i lartë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës për shkak të […]

Bideni ka frikë për dhunë në Jerusalemin Lindor gjatë Ramazanit
Joe Biden, foto: Profili zyrtar i Facebook

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë të premten se do të jetë “e vështirë” të sigurohet një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit deri në Ramazan.

Bideni ka shtuar se është i shqetësuar për mundësinë e dhunës në Jerusalemin Lindor, në të cilin shpesh vërehet një tension i lartë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës për shkak të qasjen në një vend të madh të shenjtë, raportoi AP.

Ndërmjetësuesit kanë shpresuar në fillim të kësaj jave se do të arrijnë një marrëveshje para Ramazanit, mirëpo të enjten Hamasi është larguar nga Kajro, vendi ku po zhvillohen negociatat.

Sulmi nxiti luftën e Izraelit, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, më shumë se 30,000 palestinezë janë vrarë deri tani.