“Bomba” e verës: Tonali mund të largohet nga Milani për 50 milionë euro

Tonali mund të largohet nga Milani për 50 milionë euro. Lajm i bujshëm nga Anglia, Sandro Tonali largohet nga Milani. Sandro Tonali ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Milani sezonin e shkuar. Mesfushori realizoi 2 gola dhe 10 asistime në 48 ndeshje të luajtura. Tonali ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2027, […]

“Bomba” e verës: Tonali mund të largohet nga Milani për 50 milionë euro

Tonali mund të largohet nga Milani për 50 milionë euro.

Lajm i bujshëm nga Anglia, Sandro Tonali largohet nga Milani.

Sandro Tonali ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Milani sezonin e shkuar. Mesfushori realizoi 2 gola dhe 10 asistime në 48 ndeshje të luajtura.

Tonali ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2027, por sipas raportimeve të fundit 23-vjeçari mund të largohet nga Milani.

Newcastle synon të bëjë një goditje të madhe në merkato, në funksion të përforcimit të mesfushës.

Pas tentativës së pasuksesshme për të siguruar shërbimet e Nicolò Barella, i konsideruar i patransferueshëm nga Interi, ‘magpies’ kanë vënë në shënjestër një tjetër lojtar italian për mesfushën.

Siç raporton ‘The Athletic’, klubi anglez ka bërë përparësi Sandro Tonalin, “dirigjentin” e Milanit të Stefano Piolit.

Sipas medias angleze, oferta e parë prej 50 milionë eurosh ka mbërritur tashmë për skuadrën kuqezi në këmbim të kartonit të ish-lojtarit të Brescia.

Newcastle po përpiqet me gjithçka për të bërë një nënshkrim të bujshëm, për ta përballuar sa më mirë garimin në Champions League, i cili u bë i mundur falë vendit të katërt të marrë në Premier League, që është arkivuar së fundi.