Borrell: Kosova të pezullojë operacionet policore në veri, palët të distancohen menjëherë dhe pa kushte

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell përmes një konference për media ka dënuar dhunën në veri të Kosovës, ndërësa ka dënuar dhunën në veri të ditëve të fundit. Borrell tha se Bashkimi Evropian qëndron prapa NATOS-KFOR-it në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë. “Bashkimi Evropian dënon në termat më […]

Borrell: Kosova të pezullojë operacionet policore në veri, palët të distancohen menjëherë dhe pa kushte

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell përmes një konference për media ka dënuar dhunën në veri të Kosovës, ndërësa ka dënuar dhunën në veri të ditëve të fundit.

Borrell tha se Bashkimi Evropian qëndron prapa NATOS-KFOR-it në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër dhunën në veri të Kosovës që kemi parë ditët e fundit. Dhuna ndaj qytetarëve, ndaj mediave e ndaj trupave të KFOR-it janë absolutisht të papranueshme dhe sjellin një situatë shumë të rrezikshme. Bashkimi Evropian qëndron prapa NATOS-KFOR-it, në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, tha fillimisht Borrell.

Shefi i BE-së bëri të ditur se sot ka telefonuar Kryeministrin Kurti, dhe mbrëmë presidentin serb, Vuçiq, ndërsa ka kërkuar nga ta që distancohen menjëherë dhe pa kushte, dhe të rivendoset qetësia në veri.

Borrell theksoi se si hap i parë që duhet bërë është që Kosova të pezullojë operacionin policor në veri, dhe protestuesit e dhunshëm të largohen.

“Kam kontaktuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sërish këtë mëngjes, dhe mbrëmë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Unë kërkoj nga të dyja palët që urgjentisht të distancohen menjëherë dhe pa kushte. Çdo gjë tjetër duhet të shmanget dhe të rivendoset qetësia. Si hap i parë për të pezulluar operacionin policor me fokus në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, dhe protestuesit e dhunshëm të largohen dhe të vazhdojnë bisedimet me dy liderët”, shtoi Borrell.

Shefi i Diplomacisë shtoi se pret që palët të veprojnë me përgjegjshmëri si dhe angazhim të tyre në dialog për gjetjen e zgjidhjes së situatës në veri, ndërsa shtoi se po punon për një takim urgjent të nivelit të lartë.

“Bashkimi Evropian pret që palët të veprojnë menjëherë me përgjegjshmëri dhe të angazhohen në dialog për zgjidhjen e situatës në veri dhe te garantojnë qetësi dhe siguri për të gjithë qytetarët. Për këtë jam duke punuar në organizimin e një takimi urgjent të nivelit të lartë”.